POLITIKE

Plarent Ndreca: Ka dëshmitarë kur emri i Arbër Hajdarit i është kërkuar Veliajt si pasues i tij

Piranjat Përditësimi i fundit 2 November 2026, 23:26
Plarent Ndreca: Ka dëshmitarë kur emri i Arbër Hajdarit i

Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliaj, i qëndron pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës, se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, në takimin e të premtes vonë, i ka kërkuar në emër të Edi Ramës, dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protesta.

“Unë i besoj Veliajt, se nuk ndodhi me një të shkruar, ishte ngjarje që vjen nga mesazhi që Veliaj bëri për Beogradin. Nga ky moment ka pasur edhe një ndryshim kursi të sjelljes institucionaleve, si Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë. Sapo ka shkuar në dhomë, ka shënuar detajet, i ka mbajtur shënime dhe m’i dha sot në mëngjes. S’jam lejuar ta takoj të shtunën, edhe pse ministri dhe mbrojtësi ligjor mund të hyjnë edhe jashtë orarit. Gjithçka është e vërtetë për shkak të sjelljes institucionale. Gogu ka deklaruar që ka filluar një inspektim, të priste inspektimin. Asnjë komunikim s’ka pasur. Për 20 muaj Gogu s’e ka takuar asnjëherë, sepse thotë si mik”, tha Ndreca në “Opinion”.

Ish-deputeti socialist tha se takimi mes Gogut dhe Veliajt është zhvilluar në zyrën e drejtorit të burgut të Fierit dhe ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

“Ka shkuar pasi kam takuar unë Veliajn. Ka shkuar në orën 10:30 të natës. Nga ajo që deklaron, tregon se ka shkuar në ushtrim të detyrës sime si ministër dhe si mik. Ushtrimi bëhet në mënyrë normale të premten, pas orarit zyrtar, në darkë dhe në mënyrë të fshehtë. S’ka arsye për t’u fshehur, jo për Veliajn që ka qenë miku i tij, por për çdo të paraburgosur që e vlerëson ta takojë. Sipas asaj që më tha Veliaj, kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë te zyra e drejtorit, vetëm. Unë besoj që kushtet shikohen në zyrën e drejtorit të burgut. Gjithë çfarë ka ndodhur aty përmblidhet. Ne kemi thënë vetëm kërkesat që Gogu ka bërë”, tha Ndreca.

Ndreca tha se Veliajt i është kërkuar dorëheqja nga bashkia e Tiranës dhe detyrën t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Ai shton se këtë rast, ka dhe dëshmitarë.

“Deri tani, sot, Veliaj e ka ftuar publikisht Ramën të nxjerrë faktin ku bazohet kjo. Të pranojë një gjë që nuk e ka bërë. I është kërkuar të japë dorëheqjen. Veliaj është i zgjedhur me votë dhe ka përgjegjësi kushtetuese. I është kërkuar t’ia delegojë bashkinë Arbër Hajdarit. Ka dëshmitarë edhe për këtë çështje. I është kërkuar nga Rama Veliajt”, tha Ndreca.

Një ndër kërkesat që Gogu i ka bërë Veliajt, është dhe largimi i Ndrecës si avokat mbrojtës. Ish-deputeti zbulon dhe disa komunikime me kryeministrin Edi Rama, për të cilat thotë se kanë qenë të tensionuara e kanë shkuar deri në ofendime.

“Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama. Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.

Plerent Ndreca sqaron se kryebashkiaku Veliaj nuk ishte kundër transferimit nga paraburgimi i Durrësit në Fier, por se nuk i është në dispozicion vendimi ku sqarohen dhe arsyet e transferimit.

“Askush nuk është ankuar se duhet të qëndrojë në Durrës. Autoritetet, kur të marrin një vendim, duhet të të njohin me vendimin dhe me argumentin se përse e kanë marrë këtë vendim. Ligji parashikon që i paraburgosuri duhet të qëndrojë pranë familjes, avokatit, gjykatës. Nuk i kemi arsyet e transferimit. Sekret është informacioni, jo vendimi. Nuk kemi vendimin”, tha Ndreca.

I pyetur për krisjen e marrëdhënies mes Veliajt dhe Ramës, Ndreca përgjigjet se ka nisur së bashku me procesin ligjor kundër kryebashkiakut. Ndreca shprehet se ndaj Veliajt ka persekutim politik me përfitues Edi Rama.

“Është një proces që lidhet me çështjen penale. Veliaj është i bindur që ka një persekutim politik, ku një ndër përfituesit e fshehtë është Edi Rama”, tha Ndreca.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?