POLITIKE

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

Piranjat Përditësimi i fundit 3 November 2026, 10:01

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar organet e drejtësisë se përqendrojnë vëmendjen te qytetarët e thjeshtë, ndërsa sipas tij, nuk hetojnë me të njëjtin intensitet abuzimet me fondet publike dhe korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit.

I ftuar në Syri TV, Teliti u shpreh se qytetarët përballen me masa të ashpra edhe për çështje të vogla, si mospagimi i faturave apo ndërhyrjet në banesat e tyre, ndërsa hetimet për abuzimet me shuma të mëdha parash zgjasin me vite.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë nuk po fokusohen te abuzimet e pushtetarëve, ndërsa qytetarët e zakonshëm po mbeten gjithnjë e më tepër objekt i një vëmendjeje disproporcionale nga organet e prokurorisë.

Teliti: Në Shqipëri ndodh që të gjitha organet e prokurorisë janë të fokusuara te qytetari. Ai që s’ka të paguajë faturat futet në burg. Meret me atë që do të ndryshojë dritaren e shtëpisë, do të rregullojë çatinë, nuk merret me ata që vjedhin miliardat. Dhe këtu miliardat po vidhen sheshit. Sheshit janë sheshit miliardat dhe për miliardat që vidhen sheshit na duhen vite e vite hetime, pas vitesh që ato të happen, nëse ato hapen. Ndërkohë që qytetari i thjeshtë është ai që me të cilin harxhon pjesën dërrmuese të kohës edhe organet e prokurorisë si SPAK-u të rretheve, të Tiranës, nuk merren me çështjet kryesore por merren me këto. Ne e kuptojmë qartë influencën politike. Vetë Veliaj dje na tha se Rama ka në dorë sistemin e drejtësisë. Mund të ndërsente Veliajt sistemin e drejtësisë. Rama ishte ai që mund t’i vendoste apo t’i hiqte akzua Veliajt. Po e pranojnë tashmë, siç e ka pranuar Arben Ahmetaj më parë. Tashmë po e pranon edhe bashkëpunëtori tjetër i ngushtë Erion Veliaj, atë që ne kemi denoncuar prej vitesh, që sistemi i drejtësisë në pjesën dërrmuese të tij është i kapur nga kryeministri. Është i emëruar i kapur dhe orjentohet drejtohet menaxhohet nga zyra kryeministrore. Çfarë do thotë kryeministri, kapni këta që bashkarisht ne po vjedhim, po abuzojmë e po hamë e po pimë miliardat e shqiptarëve?

Çfarë është projekt-buxheti më i madh i vitit të ardhshëm? Është buxheti më i madhi në shifra, pra ne shqiptarët, ata që mbushim arkën e buxhetit, bizneset dhe qytetarët do të paguajmë më shumë taksa vitin e ardhshëm. Po për çfarë? Për të qënë përsëri të fundit përsa i përket mirëqënies. Për të qënë përsëri të fundit përsa i përket formalizimit të ekonomisë. Për të qënë të parët përsa i përket praktikave korruptive. Për të qënë të parët përsa i përket abuzimeve të parave të buxhetit për shpenzime luksi. Për të qënë të parët në Ballkan dhe Europë për çmimet më të lartë të rrugëve, të spitaleve të shkollave, qëndrave shëndetësore. Për të qënë përsëri të fundit për sa i përket mbushjes së  spitaleve me ilaçe bazike apo ilaçe për sëmundjet terminale siç ishte rasti i Onkologjikut. Për të qënë të fundit përsa i përket furnzimit me ujë. Pra taksohemi më shumë për të qënë të fundit. Vjedhje dhe abuzim në kurriz të shqiptarëve. Këto organet që kanë detyrën për të vendosur drejtësinë, i bien në qafë qytetarit dhe nuk meren me pushtetarin që është shkaktari i të gjithë këtyre abuzimeve në kurrizin tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?