Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Krejt radarët i fik për ty', Mesazhet kompromentuese të Vlora Hysenit me Ergys Agasin. Ja si përfshihet Ge... “Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th... Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr...
BOTA

Operacioni gjenial për urën në Krime/ Plani në shtatë faza, si goditi Kievi një nga pikat strategjike të Rusisë

Ura e Krimesë, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të Rusisë u godit dhe doli jashtë funksionit sipas një plani të hartuar jo vetëm nga ushtarakë, por edhe inxhinierë.

P
Piranjat18 November 2026, 22:07 · 2 min lexim
Operacioni gjenial për urën në Krime/ Plani në shtatë

Ura e Krimesë, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të Rusisë u godit dhe doli jashtë funksionit sipas një plani të hartuar jo vetëm nga ushtarakë, por edhe inxhinierë.

 Sulmi u krye gjatë natës, mes së hënës dhe së martës, pas një operacioni që, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ishte përgatitur për javë të tëra dhe u zhvillua në shtatë faza.

Sipas versionit të Kievit, fillimisht u goditën sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët dhe pajisjet e luftës elektronike, me synimin për të dobësuar mbrojtjen e urës.

Më pas, dronët dhe raketat ukrainase u drejtuan kundër vetë strukturës. Goditja e parë dëmtoi pjesën qendrore të urës rrugore, por pa e shembur plotësisht atë, ndërsa sulmet pasuese nuk i lanë kohë autoriteteve ruse të merrnin masa dhe shkaktuan shembjen e një pjese të harkut prej çeliku që nga pesha dëmtoi edhe segmentin e hekurudhës poshtë tij.

Zelensky bëri të ditur se në operacion u përdorën disa lloje dronësh dhe raketash, mes tyre “Neptun”, “Flamingo” dhe mjete të tjera të prodhimit ukrainas.

Dëmet kanë detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, pala ruse ka njoftuar rifillimin e pjesshëm të trafikut hekurudhor, megjithëse edhe kjo linjë ka pësuar dëmtime.

Nga Moska, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Vladimir Putin ishte informuar për sulmin dhe se ura do të rindërtohet.

E inauguruar në vitin 2018 nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ura e Krimesë është rreth 19 kilometra e gjatë dhe ka një rëndësi të veçantë për Moskën, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe në atë politik.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.