Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin ... Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO “Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokon... Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evr... EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ... Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve Nga Napoli te Cagliari, Caprile flet për Shqipërinë dhe të ardhmen me Italinë Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci “Smart City” në shkolla, kamerat me AI monitorojnë nxënësit, raporti zbulon mangësi serioze në siguri dhe p... Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë”
POLITIKE

Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: 10 kërkesa për protestat dhe të drejtat e qytetarëve

Një grup organizatash shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ku shprehin mbështetjen për protestat paqësore në

P
Piranjat17 November 2026, 09:34 · 5 min lexim
Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: 10 kërkesa për

Një grup organizatash shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ku shprehin mbështetjen për protestat paqësore në Shqipëri dhe kërkojnë marrjen e masave për garantimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Në letrën e tyre, të publikuar nga BW, organizatat shprehen të shqetësuara për përshkallëzimin e tensioneve që prej 13 tetorit 2026, duke përmendur përplasjet mes protestuesve dhe policisë, plagosjet, arrestimet dhe dëmtimet e pronës.

Sipas tyre, reagimi i qeverisë me forcë joproporcionale, arrestime masive, kërcënime dhe masa kufizuese ka cenuar të drejtat civile, ka shtuar frikën dhe ka thelluar mosbesimin e publikut ndaj institucioneve.

Organizatat theksojnë se qytetarët kanë protestuar për më shumë se katër muaj në mënyrë paqësore, duke kërkuar fundin e korrupsionit, më shumë transparencë, përgjegjshmëri politike dhe reforma.

Në dokument, ato i kujtojnë kryeministrit detyrimin për të respektuar Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke nënvizuar se ruajtja e rendit publik duhet të bëhet gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

10 kërkesat drejtuar Ramës

Në letrën drejtuar Edi Ramës, organizatat shqiptaro-amerikane parashtrojnë 10 kërkesa konkrete:

1. Të ndalet përdorimi i tepruar i forcës ndaj protestuesve dhe gazetarëve, përfshirë përdorimin joproporcional të plumbave prej gome, gazit lotsjellës dhe topave të ujit.

2. Të identifikohen punonjësit e policisë, duke kërkuar që ata të mbajnë gjatë gjithë kohës shenja dalluese dhe dokument identifikimi.

3. Të marrin fund arrestimet arbitrare dhe të lirohen personat e ndaluar vetëm për pjesëmarrjen në protesta paqësore. Gjithashtu kërkohet garantimi i aksesit te avokati.

4. Të mbrohen të miturit, duke hetuar në mënyrë të pavarur pretendimet për dhunë policore ndaj tyre dhe duke garantuar praninë e prindit, avokatit dhe psikologut gjatë marrjes në pyetje.

5. Të pezullohet legjislacioni i ri për protestat, deri në shqyrtimin e tij nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, si dhe diskutimin në Parlament.

6. Të marrë fund ndëshkimi pa vendim gjykate, duke kundërshtuar përfshirjen e qytetarëve në regjistra të personave të dhunshëm dhe kufizimin e lëvizjes së tyre pa një vendim fajësie.

7. Të bëhet publik dokumentacioni mbi veprimet e policisë, përmes publikimit brenda 30 ditëve të një raporti të plotë për reagimin policor që prej 13 tetorit 2026.

8. Të lejohet mbikëqyrja ndërkombëtare, duke u dhënë hetuesve akses të plotë për të dokumentuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur shkeljet e pretenduara.

9. Të kompensohen viktimat, duke garantuar dëmshpërblim dhe ndihmë ligjore, mjekësore e psikologjike për personat që janë prekur nga përdorimi i paligjshëm i forcës apo ndalimet e paligjshme.

10. Të merret përgjegjësi politike, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të lehtësojë një tranzicion paqësor që do të krijojë kushtet për reforma institucionale dhe zgjedhore.

Përveç kërkesave drejtuar kryeministrit, organizatat shqiptaro-amerikane u bëjnë thirrje edhe Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare që të mbështesin hetime të pavarura për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut dhe rastet e korrupsionit.

Ato kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e SPAK-ut nga ndërhyrjet politike, si dhe ofrimin e burimeve të nevojshme për ushtrimin e pavarur të funksioneve të tij.

Në letër theksohet se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe anëtare e OKB-së, duhet të përmbushë angazhimet e saj për demokracinë, liritë individuale dhe shtetin e së drejtës.

Organizatat ftojnë gjithashtu vëzhguesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, avokatët dhe gazetarët të ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri, ndërsa kërkojnë nga qeveria garantimin e sigurisë dhe aksesit të tyre të papenguar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.