“Bashkohuni me ne!”/ Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë: Bojkotoni mësimin!
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt nj&eu...
Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës tha se pezulloi operacionet për shkak të kostove...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar maxhorancën se ka rrëzuar në tri raste propozimin për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës nga 20% në 5%.
Në një deklaratë live, Xhixho renditi nismat e depozituara nga Partia e Lirisë në vitet 2017, 2022 dhe 2025, të cilat, sipas saj, nuk u morën parasysh nga maxhoranca.
Ajo kujtoi se propozimi i parë u depozitua më 15 nëntor 2017, me numër protokolli 2870. Nisma u paraqit sërish më 22 nëntor 2022, në një periudhë kur, sipas Xhixhos, rritja e çmimeve dhe pasojat e pandemisë e bënin të domosdoshme lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.
Propozimi i tretë u depozitua më 14 tetor 2025, me numër protokolli 2903, me iniciativën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëri të ditur Xhixho.
Deputetja tha se edhe kjo nismë u rrëzua nga maxhoranca, e cila, sipas saj, e kishte cilësuar propozimin si të pamenduar gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare.
Xhixho kritikoi qeverinë për moszbatimin e premtimit për uljen e TVSH-së për ushqimet, duke theksuar se kjo masë ishte propozuar nga Partia e Lirisë si një mënyrë për të lehtësuar barrën ekonomike të familjeve shqiptare.
Në përfundim, ajo ngriti pikëpyetje mbi arsyet e rrëzimit të nismave në të tria rastet, duke rikujtuar se ulja e TVSH-së për ushqimet ishte premtuar edhe nga maxhoranca në vitin 2013.
Erisa Xhixho: Me forcën e kartonit, sipas urdhrave të Edi Ramës, dhe kurrë sipas interesave të qytetarëve shqiptarë. Në fund të vitit 2017, dhe ja ku është propozimi i Partisë së Lirisë i depozituar nga kryetari i grupit, zoti Vasili. Në 15.11.2017 me numër protokolli 2870, i cili propozonte që në 2017-ën, uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës nga 20% në 5%. Kjo iniciativë u refuzua dhe u rrëzua me forcën e kartonit dhe nuk u mor fare parasysh.
Vazhdojmë në vitin 2022. Kemi sërish Partinë e Lirisë, e cila depoziton përsëri propozimin për uljen e TVSH-së për shportën, dhe pikërisht në datën 22.11.2022 me numër protokolli 2926. Dhe kemi parasysh luftën në Ukrainë, rritjen e çmimeve, një situatë pas pandemisë dhe kjo masë ishte një kërkesë e qytetarëve që ne e sollëm në kuvend dhe një masë e domosdoshme lehtësuese për koston e lartë të jetesës. Përsëri kjo maxhorancë, kjo qeveri, e rrëzoi me forcën e kartonit dhe nuk e mori fare parasysh. Vazhdojmë në 2025-ën, ku me iniciativën e presidentit Meta ne depozituam si grup parlamentar i Partisë së Lirisë, sërish iniciativën për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës nga 20% në 5%. Në datë 14.10.2025 me numër protokolli 2903. Dhe përsëri, kjo iniciativë u hodh poshtë nga kjo maxhorancë.
Më lejoni t'jua tregoj edhe njëherë, pra e vitit 2025. Në të gjithë debatet që ne kemi pasur nëpër komisionet parlamentare, në Komisionin e Ligjeve, të Ekonomisë e kudo, kjo maxhorancë tha që kjo iniciativë ishte e pamenduar, edhe pse ne i rikthyem premtimin e tyre të 2013-ës dhe faktin që TVSH-ja jonë e ushqimeve ishte më e larta në rajon. Tani të gjithë qytetarët shqiptarë mund të pyesin: pse u rrëzua kjo iniciativë e Partisë së Lirisë në 2017-ën? Përsëri në 2022-shin? Dhe së fundmi në 2025-ën? Dhe ulja e TVSH-së për ushqimet, e cila është premtuar nga kjo maxhorancë në 2013-ën, u refuzua totalisht.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, akuzoi mazhorancën në mbledhjen e Komisionit të Arsimit se po vijon punën në no...
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqip&...
Edi Rama vijon t’u kërkojë studentëve të ulen në tryezën e dialogut, ndërsa protesta kundër qeverisë h...
Analisti Enton Abilekaj, zbuloi se njerëz afër Veliajt marrin pjesë në protestat kundër qeverisë. I ftuar në emisionin &ldquo...
Ish-zëvendësministrja e Financave dhe ish-drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj ka kritikuar së fundmi paketën fiskale të qeverisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë për Klan News këtë të martë, ku foli mbi aktualitetin p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje funksi...
Gazetari Poli Hoxha ka ngritur akuza të forta ndaj drejtimit të Prokurorisë së Posaçme, duke komentuar trajtimin e çështj...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të bëjë më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. K&e...
Autostrada Milot-Morinë, e njohur si Rruga e Kombit është një nga kontratat më të rëndësishme koncesionare në Shqip...