Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas
AKTUALITET

Paketa fiskale dhe turizmi, Topuzi: Shqipëria del jashtë skemës së konkurrencës në rajon

P
Piranjat 4 November 2026, 10:16 · 10 min lexim
Paketa fiskale dhe turizmi, Topuzi: Shqipëria del jashtë skemës

Paketa e re fiskale rrezikon konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në rajon. Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, në "Ora News", ngre shqetësimin për rritjen e kostove dhe barrën fiskale mbi bizneset.

Topuzi thekson se sektori po përballet me disa vështirësi, mes tyre zhvlerësimi i euros, rritja e pagave dhe shtrenjtimi i produkteve bazë. Ai paralajmëron gjithashtu për anulime të larta të rezervimeve, që sipas të dhënave të referuara prej tij arrijnë deri në 70% në Shqipëri.

“Shqipëria del jashtë skemës së konkurrencës”, u shpreh Topuzi, duke kërkuar që TVSH-ja për turizmin të mbetet në nivelet 7-8%.

Zak Topuzi: Do të thotë që Shqipëria të mos jetë më konkurruese në rajon. Ne nuk është se kemi qenë konkurrues, pra në bilancin e taksimit ne kemi qenë gati 50% më të shtrenjtë sesa rajoni. Por me këtë ulje, ne dalim fare nga skema e e konkurrencës pasi mos harrojmë që Ballkani është një brand më vete dhe duke qenë se janë pak vende afër njëra-tjetrës vizitohet nga pothuajse grupet më të rëndësishme turistike për të vetmen arsye, shikojnë disa vende në një tur 3-4 ditor. Përveç kësaj, edhe vendet që vizitojnë rajonin individualisht e përdorin këtë si pjesë të një vizite disa ditore në një zonë të Ballkanit që kanë qenë gati 2000 vjet luftërat kryesore që janë zhvilluar në botë. Dhe duke u rritur të ardhurat nga 6 në 10, Shqipëria del jashtë skemës së po themi paketave, por edhe në këtë moment të vështirë ku janë tre nga goditjet më të rëndësishme që i kanë ndodhur turizmit.

E para, për katër vjet Euro ka rënë 40%. Ndërkohë që ne shesim me Euro, pasi mos harrojmë që pjesa 70% e tregut përpunohet nëpërmjet platformave digjitale të rezervimeve dhe këto nuk na kanë lejuar akoma që ne të përdorim monedhën shqiptare dhe pastaj konvertimi le të vazhdojë sa të dojë. E dyta është që përveç këtij problemi, problemi tjetër i rëndësishëm është rritja e pagave në këtë sektor. Pra, jemi në një situatë ku 3 vjetët e fundit si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë, ne jemi detyruar të rrisim pagat gati dyfish dhe pagat sidomos në pjesën e turizmit të jugut gati 5 muaj, janë të konkurrueshme me pothuajse gjithë rajonin, kryesisht dhe me Greqinë që është një nga, le të themi hambarët ku gati 140 mijë punonjës shqiptarë punojnë në sektorin e turizmit aty. Dhe e treta që është përsëri e rëndësishme, luftërat rajonale po edhe ajo në Lindjen e Mesme kanë rritur çmimet e produkteve bazë qoftë ushqimore po qoftë dhe karburanti apo elementë të tjerë, të cilat kanë ndikuar.

Dhe Shqipëria nuk mund të rrisë dot çmimet pasi nuk ka bërë asnjë përmirësim. Pra që të rritësh në një nivel 30-40% çmimin, ne duhet të ndryshosh performancën, të kesh standarde më të larta, gjë që nuk ka ndodhur këtë kohë dhe ky është një problem tjetër. Dhe më e rëndësishmja është që ne duhet të kuptojmë se jo të gjithë mund ta kuptojnë çfarë do të thotë dhe pse duhet që TVSH-ja të jetë e ulët dhe të jetë gati në nivelet e 7 apo 8% në rastin tonë. Pra BE-ja që nga viti 2006, për të balancuar, meqenëse turizmi është një industri eksporti, për të balancuar këtë industri të rëndësishme me industritë e tjera të cilat e kanë TVSH-në zero në eksport, ndërmori këtë nismën dhe kjo bëri që Evropa të kthehet në një nga destinacionet më të rëndësishme sot në botë për turizmin. Pra, pavarësisht se ka 6.8% të sipërfaqes së tokës së globit, ajo përpunon 52% të të gjithë turistëve në botë.

Dhe për këtë arsye, rekomandimi i BE-së që në vitin 2006 rekomandoi jo vetëm akomodimin, sektori i akomodimit të ulet dhe të shkojë deri në zero, por dhe sektori i restoranteve pasi dhe ky është një pjesë e rëndësishme e turizmit dhe e eksportit të një vendi të BE-së. Dhe kjo e bën, këtë nismë e ndërmorën të gjithë vendet e Evropës, e ndërmorën të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria e ndërmori e fundit fare pra në vitin 2017. Ne gjithmonë kemi qenë mbrapa të tjerëve për të konkurruar të paktën në taksa dhe pastaj është tjetër konkurrenca në standarde, në shërbime që sigurisht varet pastaj nga shumë faktorë të tjerë. Këto kontratat janë mbyllur për vitin që vjen. Nuk diskutohet më që të negociosh me partnerët ndërkombëtarë apo me partnerët vendas për të diskutuar këtë gjë. Problemi qëndron tek elementët bazë që përbëjnë po themi koston e një dhome të hotelit sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë.

Janë disa elementë shumë të rëndësishëm. Pra, ne nuk shesim dot pa u paraqitur në motorët e shitjes apo në platformat e shitjes. Dhe po të jesh se bën një bilanc të thjeshtë, rezulton që 15 deri 25% të çmimit duhet t'ia japësh si, po themi tarifë, si komision Booking.com, Tripadvisor, Expedia dhe gjëra të tjera. Në rast se ti je klient që ke pronotuar nga 3 herë po themi me Booking, atëherë ti kalon një klient 'Genius' që ti nëpërmjet kontratave duhet t'i ulësh atij 10% të çmimit, pra e ke të detyrueshme. Shkuam 25 deri në 35%. Po të hysh në elementët e tjerë, 3.5% POS-i, pra kur paguhet me kartë. Në hotelet me 4 dhe 5 yje është 350 lekë për person taksë bashkie, që për dy veta që flenë në një dhomë i thonë 700 lekë që i bie gati 8 euro. Pra shkon dhe 10% se çmimi mesatar i shitjes në Shqipëri për hotelet me 4 dhe 5 yje është 80 euro, 70-80 euro. Pra shkon një kosto nga 50 deri në 60% pa filluar procesi, pa paguar taksën e shtetit. Janë vetëm tarifa dhe komisione.

Dhe pa dalë tek pagat, te konkurrueshmëria, te energjia elektrike dhe te certifikimet që janë gati 10 certifikime që një biznes turizmi duhet t'i bëjë. Pra në vend që shteti të merreshe me formalizimin e tregut, gjen momentin më të keq për këtë industri dhe godet. Sipas shifrave të shtetit ka dalë në fillim të vitit strategjia e turizmit 2026-2030, janë 280-285 mijë shtretër në Shqipëri. Vetëm 65 mijë janë hotele. Pra vetëm 22%. Pjesa tjetër, 78% janë apartamente, vila që lëshohen me qira. Dhe ti tani kërkon të godasësh pjesën më të pamundur për t'u fshehur taksat pasi rezervimet gati 90% sot bëhen nëpërmjet sistemit që ti duhet t'i japësh të dhënat e kartës, të dhënat e identitetit, sistemet tona të menaxhimit të hoteleve janë të lidhura online me self-care-in e zyrës së tatimeve, pra është e pamundur që ti të fshehësh të ardhurat në momentet kur pjesa më e madhe jo vetëm e turistëve, po dhe shqiptarëve paguajnë tashmë me kartë.

Dhe e gjithë kjo skemë reduktohet po të jetë se do marrim të dhënat, pra fola për 285 mijë shtretër të nxjerrë nga ekspertët të cilët u morën me strategjinë e turizmit. Po të hysh në sistemin e taksave tatimeve, nga INSTAT-i janë 135 mijë, vetëm 135 mijë shtretër, pra 47% janë informalitet. E kupton çfarë ndodh? Pra ti ke 47% të industrisë informale sepse ti nuk kërkon të mbledhësh taksën nga sistemi që është jashtë kontrollit, pra apartamente, vila, dhe kërkon t'ia ngarkosh këtë sektorit i cili është në momentet më delikate. Mos harrojmë që ka një rënie të ndjeshme të rezervimeve në muajin nëntor dhe anulimeve. Pardje fola me përfaqësuesin zyrtar të Expedia-s që Shqipëria e ka në Greqi, ai më raportoi që Tirana ka 44% anulime për këtë periudhë dhe Shqipëria ka deri në 70% anulime. Pra rezultati i protestave, po nuk është se protestat janë vetëm në Shqipëri, ky problem është në pothuajse të gjithë Evropën. Ka një rënie e cila reflektohet direkt. Pra kur ajo raporton shifrat që i ka të sakta sepse me atë punë merret, ne duhet të shqetësohemi seriozisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.