Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi
AKTUALITET

Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri

Gazetarja Alba Kepi gjatë një interviste në Syri tv në edicionin e paradites me gazetaren Eneida Ndoci ka shpjeguar skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, të një grupi kriminal që vepronte.

P
Piranjat 4 November 2026, 12:26 · 3 min lexim
Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të

Gazetarja Alba Kepi gjatë një interviste në Syri tv në edicionin e paradites me gazetaren Eneida Ndoci ka shpjeguar skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, të një grupi kriminal që vepronte në Itali dhe që janë të dyshuar edhe për vrasje.

Alba Kepi: Vrasja e te riut në Barleta. Trupi i tij u gjet i djegur dhe i goditur me parë me 5 goditje pistolete. Një vrasje tipike me metoda mafioze. Dhe skema e hetimeve ka zbardhur se kemi të bëjmë me një trafik ndërkombëtar droge, kontroll territori dhe riciklim të parave të fituara nga ky trafik droge. Urdhëruesi i kësaj vrasje është shqiptari Igli Kamberi i cili është arrestuar pas një urdhër arresti të lëshuar muaj më parë në bashkëpunim me Eurojust, me antimafien e Barit dhe me SPAK në Shqipëri. Dhe janë vënë nën arrest edhe 4 shtetas të tjerë italiane.

Dhe sot një tjetër arrest, një tjetër person italian i cili ka precedentë penalë dhe që sipas akuzave mendohet se është bashkëpunëtor në këtë vrasje. Ajo që e thellon këtë krim me metoda mafioze është fakti se kemi të bëjmë me një mënyrë dhe metodë veprimi që riciklonte paratë e fituara nga trafiku i drogës me një kompani që jepte makina me qera me bazë në Tiranë. Dhe brenda 6 muajsh, hetimet kanë zbardhur se kanë ricikluar në Tiranë rreth 1 milionë euro të fituara nga trafiku i drogës.

Pra kemi një skemë tipike mafioze, ekzekutim tipik mafioz dhe një luftë për të kontrolluar jo vetëm territorin por edhe për te ekzekutuar persona siç është Francesko di Viesti i cili punonte parukier dhe kishte një parukeri që e menaxhonte së bashku me babain dhe supozohet se nuk ka pranuar kushtet e këtij grupi të strukturuar të trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarë, për të bërë edhe këtë aktivitet jo vetëm trafik të drogës por edhe riciklim parash.

Pra edhe njëherë konfirmohet ajo që autoritetet italiane të antimafias e thonë pre kohësh. Paratë e trafikut të drogës që bëtë në Evropë, riciklohen në Shqipëri. Përmes këtyre kompanive të cilat hapen apo kryejnë aktivitete Fake, si dhënia e makinave me qera, apo aktivitete të tjera në sektorin e ndërtimit, në sektorin e turizmit, në sektorin e shërbimeve. Por faktikisht përdoren pikërisht për të transportuar këto para që fitohen ga trafiku i drogës drejt Shqipërisë.

Pra edhe njëherë thënia e antimafias Italiane që paratë e drogës riciklohen dhe kthehen të gjithë në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.