Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas
SOCIALE

Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë

Prej disa javësh, virozat vijojnë të prekin masivisht popullatën. Në Pediatrinë e Elbasanit paraqiten të paktën 100 fëmijë

P
Piranjat 4 November 2026, 12:34 · 1 min lexim
Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten

Prej disa javësh, virozat vijojnë të prekin masivisht popullatën. Në Pediatrinë e Elbasanit paraqiten të paktën 100 fëmijë në 24 orë, ndërsa gjatë fundjavave fluksi është edhe më i lartë. Paralelisht, është rritur edhe numri i shtrimeve.

Shefja e Pediatrisë, Irena Palloshi, thotë se gjendemi në një periudhë të ngarkuar virale, ndaj u bën apel prindërve të tregojnë kujdes.

Për të kufizuar përhapjen e virozave, veçanërisht te grupet e riskut, mjekja këshillon një ndërprerje të përkohshme të frekuentimit të institucioneve arsimore nga fëmijët e sëmurë.

Kujdes i shtuar rekomandohet veçanërisht për të porsalindurit.

Për të shmangur mbingarkesën e panevojshme të pavijonit, Palloshi këshillon prindërit që fillimisht t’u drejtohen mjekëve të familjes.

Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e kujdesit ndaj ushqyerjes dhe veshjes së përshtatshme të fëmijëve.

Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Urgjencën e të rriturve, ku më të prekurit nga virozat janë personat që bëjnë pjesë në grupet e riskut.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.