Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit
POLITIKE

Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për protestë kombëtare këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët

P
Piranjat 4 November 2026, 12:12 · 1 min lexim
Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për protestë kombëtare këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit përpara Kryeministrisë në orën 12:00.

Protesta e opozitës do të zhvillohet paralelisht me lëvizjen studentore, të cilën Partia Demokratike ka deklaruar se e mbështet që prej nisjes së saj. Gjatë tri të shtunave të fundit, demokratët kanë organizuar protesta kombëtare, duke iu bashkuar revoltës së të rinjve.

Megjithatë, protesta e fundit u shoqërua edhe me tensione mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Studentët kundërshtuan praninë e deputetëve demokratë dhe i larguan ata nga tubimi, duke kërkuar që protesta e tyre të ruante karakterin qytetar dhe të mos identifikohej me partitë politike.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Berisha ka përsëritur ftesën për pjesëmarrje në protestën e radhës, duke u kërkuar qytetarëve të mblidhen këtë të shtunë, në orën 12:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.