PSV Eindhoven dëshiron Ardon Jasharin, hyn në kontakte me agjentët e mesfushorit
PSV Eindhoven vë Ardon Jashatin në shënjestrën e tij për merkaton e janarit

PSV Eindhoven vë Ardon Jashatin në shënjestrën e tij për merkaton e janarit. Sipaz gazetarit belg të Sky Sport CH, Sacha Tavolieri, klubi holandez po përgatitet të bëjë lëvizjen e tij për të marrë mesfushorin e përfaqësueses zvicerane me huazim me opsion blerjen e tij.
Drejtuesit e PSV Eindhoven tashmë kanë hyrë në kontakt me agjentët e futbollistit për të diskutuar çështjet kontraktuale dhe transferimin e tij të mundshëm në Eredivisie.
Nga ana e tij vetë Jashari duket se është i hapur ndaj një lëvizje të tillë me mesfushorin që kërkon të luajë vazhdimisht. PSV Eindhoven e vëri Jasharin si objektiv kryesor të merkatos pasi bisedimet me Napolin për të nënshkruar me Kevin De Bruyne ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve për vlerën e transferimit të mesfushorit belg.
Ardon Jashari u transferua te Milani nga Club Brugge në gusht të 2025 për vlerën totale prej 38 milionë eurosh duke nënshkruar me kuqezinjtë një kontratë 5 vjeçare deri nmë 2030. Gjatë gjithë kësaj kohe, mesfushori ka vuajtur shumë për të siguruar një vend si titullar në Serie A duke e shënuar golin e tij të parë javën e kaluar në fitoren 5-1 të Milanit ndaj Frosinones. Sipas mediave të ndryshme edhe vetë Milani duket se është i hapur që të lejojë largimin e tij në formë huazimi në mënyrë që të lehtësojë barrën financiare për klubet e interesuara.
Lexo edhe
SPORT
A do të kthehet te Barcelona? Pep Guardiola iu jep fund spekulimeve…

Drama e Musiala-s nuk ka fund, dëmtohet në kofshë, por Liverpool befason me lëvizjen e fundit

Sky Sport: Rënie e formës së Xherdan Shaqirit te Baseli

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

Labinot Xhoxhaj mposht italianin pas 12 raundeve, mbron titullin e kampionit të Evropës

Derbi i çmendur në Elbasan, Partizani mund keq Dinamon: katër penallti dhe një karton i kuq në një ndeshje të pazakontë…

Casillas kundër ndryshimeve radikale në futboll, zbulon të vetmen gjë që do ta ndryshonte

Dëmtohet Bastoni, 3 javë larg fushave





