Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje
Shqipëria do të përfshihet sot nga një valë e re reshjesh të dendura shiu, të shoqëruara me shtrëngata dhe erë të fortë, ndërsa në disa qarqe paralajmërohet rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje të dherave

Shqipëria do të përfshihet sot nga një valë e re reshjesh të dendura shiu, të shoqëruara me shtrëngata dhe erë të fortë, ndërsa në disa qarqe paralajmërohet rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, situata më problematike pritet të jetë në qarkun e Shkodrës, ku reshjet do të jenë me intensitet shumë të lartë.
Reshje të dendura, herë pas here me intensitet shumë të lartë, parashikohen në Kukës, Dibër dhe Lezhë. Moti i keq do të përfshijë gjithashtu Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Gjirokastrën, ndërsa në Elbasan dhe Fier reshjet do të jenë mesatare, lokalisht intensive.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ekziston rreziku i vërshimit të përrenjve dhe lumenjve të vegjël malorë, si dhe i rrëshqitjeve të dherave.
Probleme me përmbytje të lokalizuara mund të shfaqen edhe në zonat urbane, ndërsa reshjet pritet të shtojnë prurjet në lumenjtë Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Del videoja e momentit të vrasjes së "Papagallit", ish-anëtari i klanit mafioz grek. Një nga të dyshuarit pas ngjarjes është arratisur n...

“Kjo është mënyra sesi bëj para”, detaje tronditëse nga abuzimi i 13-vjeçares nga Shkodra

“Një organizatë kriminale ka pasuri sa buxheti i shtetit”, Hoxha: Jemi në stadin e kartelit të Medelinit

Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama

Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin

“Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar

EMRI/ Aksident i rëndë në Dimal, shoferi humb kontrollin dhe përplaset për vdekje

“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim





