Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë
POLITIKE

PD depoziton në Kuvend propozimet për “Zgjedhoren”, kërkon shtyrjen e afatit të komisionit

P
Piranjat27 November 2026, 16:54 · 2 min lexim
PD depoziton në Kuvend propozimet për “Zgjedhoren”,

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend paketën e saj me propozime për Reformën Zgjedhore. Dokumenti përmban 39 amendamente për Kodin Zgjedhor dhe 20 ndryshime në Kodin Penal.

Një nga propozimet kryesore të demokratëve është kalimi në sistemin proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, ku zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë deri në pesë kandidatë nga lista e së njëjtës parti politike.

PD kërkon gjithashtu vendosjen e një pragu kombëtar prej 3% për partitë dhe koalicionet, si dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore me lista të veçanta.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe hapjen e listave për zgjedhjen e këshillave bashkiakë, si dhe masa për të garantuar ndarjen e shtetit nga partitë politike.

Një tjetër pjesë e paketës lidhet me ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Demokratët propozojnë gjithashtu sanksione për zyrtarët që përfshihen në shkelje të tilla, deri në humbjen e mandatit për kandidatët që përfitojnë nga përdorimi i burimeve publike.

Depozitimi i propozimeve vjen në ditët e fundit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili përfundon më 30 nëntor.

Krahas dorëzimit të paketës, PD ka kërkuar edhe shtyrjen me 2-3 muaj të afatit të punës së komisionit, me argumentin se diskutimet për ndryshimet zgjedhore duhet të vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.