Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreu të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë
POLITIKE

“Kam kërkuar thirrjen e të tre të pandehurve”/ Dënimi i Fatime Kryemadhit për pastrim parash. Meta: Nuk provohet fakti penal objekt hetimi dhe gjykimi

P
Piranjat27 November 2026, 16:10 · 3 min lexim
“Kam kërkuar thirrjen e të tre të pandehurve”/

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin e Fatime Kryemadhit, ish-vjehrrës së tij, për pastrim parash. Ai e cilëosi vendimin e gjykatës të pavlefshëm nga ana procedurale, duke pretenduar se gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor nuk është provuar as fakti penal dhe as bashkëpunimi mes personave të përfshirë, nëpërmejt një postimi në rrjetin e tij social Facebook. 

Në këtë reagim Meta ka kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të procesit, duke argumentuar se nuk është thirrur nga trupa gjykuese që dha vendimin, por as nga tre të pandehurit e tjerë. Sipas tij, Meta bdër të tjera kishte kërkuar që këta persona të thirreshin gjatë gjykimit të çështjes së tij në themel, në mënyrë që të përballej me pretendimet e Prokurorisë. 

Reagimi i plotë i Metës:

Vendimi i djeshëm i GJKKO për tre personat e pretenduar, që kanë bashkëpunuar me mua ka ZERO vlerë proceduriale, sepse gjatë hetimit dhe seancave të gjykimit, deri në ditën e ndarjes së çështjes nga GJKKO e Shkallës së Parë, nuk është pranuar as fakti penal dhe as bashkëpunimi nga asnjë i pandehur.

Edhe nga tërësia, vlerësimi i provave të tjera, nuk provohet fakti penal objekt hetimi dhe gjykimi. Po kështu, unë nuk jam thirrur nga trupa gjykuese që mori vendimin e djeshëm, por as jam thirrur edhe nga tre të pandehurit .

Ndërsa unë kam kërkuar thirrjen e të tre të pandehurve gjatë gjykimit tim në themel sipas episodeve që pretendon Prokuroria.

Shkaqet e vendimit tim për t'i thirrur këta tre të pandehur janë për të zeruar çdo pretendim, falsifikim, manipulim dhe çdo alibi propogandistike dhe morale.

Unë nuk di të fshihem, por vetëm të përballem.

E vërteta ka qenë dhe do të jetë në anën time dhe të gjithë patriotëve të pamposhtur.

GJKKO caktoi për Fatime Kryemadhin 7 vite e 6 muaj burgim, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 5 vite dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove. Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për konfiskimin e pasurisë së Kryemadhit. Ndërkohë, procesi vijon me gjykimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.