Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreu të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë
POLITIKE

Tabaku: Buxheti 2027, i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

P
Piranjat27 November 2026, 16:21 · 4 min lexim
Tabaku: Buxheti 2027, i klientëve të qeverisë, jo i

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten me 80 vota Buxhetin dhe Paketën Fiskale për vitin 2027, të cilat parashikojnë një sërë ndryshimesh në taksat kombëtare.

Opozita votoi kundër dhe një seri amendamentesh të dorëzuara prej saj u rrëzuan. Megjithatë, një amendament i minutës së fundit i dorëzuar nga një deputete e PS-së për lehtësimin e barrës fiskale për hotelet me 4 dhe 5 yje u miratua.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane e cilëson buxhetin e miratuar në dëm të shtresës së mesme, të biznesit të vogël, profesionistëve të lirë, bizneseve të ndershme, atyre bizneseve që punojnë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe të qytetarëve shqiptarë.

Në një reagim në facebook ajo ndalet në tre elementë kryesorë

“E para, biznesi i vogël. Bizneset me pragun 5 milionë lekë e sipër do të konsiderohen biznese të përfshira në skemën e TVSH-së dhe do të paguajnë TVSH prej 21%. Qeveria po fut në skemën e TVSH-së dhe po rrit taksat për 17 500 biznese të vogla dhe profesionistë të lirë, ndërkohë që pragu minimal, sipas legjislacionit të BE-së, është 8,5 milionë lekë, ose 85 000 euro.

Së dyti, në mes të natës, pa asnjë transparencë, përfshihet një amendament, i cili zgjat uljen e taksave për investitorët strategjikë dhe hotelet me 5 yje. Afati, i cili ishte parashikuar deri në fund të vitit 2026, është shtyrë deri në fund të vitit 2029. Pra, ua kanë zgjatur edhe me tre vite të tjera.

Ata që thonë se do të anulojnë ligjin për investimet strategjike, sepse këtë e kërkon BE-ja, sot po i rrisin favoret. Ndërkohë që thonë se nuk do të japin më statusin e investitorit strategjik, çfarë duan të japin më, kur po i rrisin favoret? Ky amendament u paraqit në orët e para të mëngjesit, me propozimin e një deputeteje të mazhorancës.

Dhe së treti, kostoja e jetesës do të jetë një barrë e rëndë. Buxheti përsëri është në dëm të xhepave të qytetarëve shqiptarë, me rritjen e TVSH-së në 21%, e cila do të sjellë një rritje zinxhir të çmimeve; me taksën e karburantit, e cila tashmë rëndon jo vetëm mbi karburantin, por edhe mbi përdorimin e makinës; si dhe me rritjen e taksave për biznesin e vogël, që do të sjellë rritjen e çmimeve nga bizneset që ndodhen pikërisht në këtë kategori”

Ky është një buxhet i pakicës, jo një buxhet për shqiptarët. Është një buxhet që i përgjigjet vetëm nevojave të klientëve të qeverisë”,- thekson më tej Tabaku duke shtuar se për këtë po protestojnë qytetarët: si për mënyrën se si hartohet buxheti, ashtu edhe për rëndesën që ekonomia, taksat dhe çdo vendim i qeverisë sjellin në xhepat e qytetarëve.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.