Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zelensky nuk kursehet ndaj miqësisë Putin-Trump: Është si ta quash Hitlerin mikun tënd Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari Osmani: Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat zbresin deri në -5°C, ja zonat ku priten reshje të bardh... Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te vot... Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad... Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me "surprizat" e motit për sot Reagojnë studentët: Nuk kemi krijuar parti politike, të rinjtë që njoftuan nuk kanë lidhje me ne
BOTA

Përplasje në Bruksel për buxhetin 2 trilionë euro, BE shtyn vendimin! Përçarje edhe për ndihmën ndaj Ukrainës

Liderët e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur marrëveshje për buxhetin afatgjatë të periudhës 2028-2034, pas përplasjeve të forta për prioritetet e shpenzimeve dhe financimin e Ukrainës. Negociatat në samitin e Brukselit zgjatën 12 orë, por përfunduan pa rezultat, ndërsa diskutimet do të rifillojnë më 17 dhe 18 dhjetor. Franca dhe Italia kërkojnë një buxhet më […]

P
Piranjat27 November 2026, 09:41 · 2 min lexim
Përplasje në Bruksel për buxhetin 2 trilionë euro, BE shtyn

Liderët e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur marrëveshje për buxhetin afatgjatë të periudhës 2028-2034, pas përplasjeve të forta për prioritetet e shpenzimeve dhe financimin e Ukrainës.

Negociatat në samitin e Brukselit zgjatën 12 orë, por përfunduan pa rezultat, ndërsa diskutimet do të rifillojnë më 17 dhe 18 dhjetor. Franca dhe Italia kërkojnë një buxhet më të madh për të mbështetur bujqësinë, industrinë dhe zhvillimin rajonal, ndërsa Gjermania dhe disa vende të tjera kërkojnë kufizimin e shpenzimeve për të shmangur rritjen e borxhit.

Përplasjet janë thelluar edhe për një kredi shtesë prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën, të ndarë mes mbështetjes ushtarake dhe asaj financiare, plan që kundërshtohet nga Sllovakia, Çekia dhe Hungaria.

Kancelari gjerman Friedrich Merz këmbënguli se ndihma për Kievin duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare, duke deklaruar se BE-ja nuk përbëhet nga 23 apo 24 shtete. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se ulja e shpenzimeve afatgjata do të ishte një gabim strategjik, ndërsa Marine Le Pen e cilësoi procesin si një manovër politike kundër vullnetit demokratik të francezëve.

 

Buxheti aktual në diskutim parashikon 1 582 trilionë euro, ndërsa propozimi fillestar i Komisionit Evropian arrinte në 2 trilionë euro, me negociatorët që po shqyrtojnë një ulje prej rreth 220-230 miliardë eurosh.

Vendimet për buxhetin kërkojnë miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare, ndërsa në të njëjtin samit u emërua ekonomisti spanjoll Pablo Hernández de Cos si presidenti i ardhshëm i Bankës Qendrore Evropiane, në vend të Christine Lagarde, nga shkurti 2027.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.