Zelensky nuk kursehet ndaj miqësisë Putin-Trump: Është si ta quash Hitlerin mikun tënd

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara për vonesat në furnizimin me raketa interceptuese, ndërsa ka kritikuar edhe mungesën e presionit amerikan ndaj Moskës për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Në një intervistë për BBC-në, nga zyra e tij në Kiev, kreu i shtetit ukrainas komentoi edhe marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, pas publikimit të një fotografie ku presidenti amerikan përqafonte homologun rus gjatë takimit në Kinë. I pyetur për këtë afërsi mes dy liderëve, Zelensky u tregua i kujdesshëm në komentet ndaj Trump, por nuk i kurseu kritikat për presidentin rus, të cilin e krahasoi me Adolf Hitlerin. “Është e çuditshme. Ai është agresori dhe vrasësi. Nuk mund të jetë thjesht mik. Është njësoj sikur dikush të thoshte për Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore se ishte një mik i mirë. Jo, ai nuk ishte mik”, deklaroi Zelensky.
Kreu i Ukrainës foli edhe për negociatat e ndërmjetësuara nga përfaqësuesit e administratës Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës. Megjithatë, sipas raportimeve, qëndrimet e tyre në disa raste janë dukur më pranë kërkesave të Rusisë.
? “That’s like calling Hitler a good friend in the middle of World War II”
Zelensky just went off in a BBC interview on Trump’s cozy relationship with Putin.
When asked how it feels watching the U.S. president hug Putin and call him a friend, Zelensky didn’t hold back:
“Putin is an aggressor and a murderer. He cannot be a friend. Just cannot be.”
He also warned about a catastrophic shortage of air-defense missiles to protect Ukrainian skies — and noted that American attention has clearly shifted toward the Middle East.
— NEXTA (@nexta_tv) November 27, 2026
Raundi i fundit i bisedimeve, i zhvilluar në Abu Dhabi në fillim të muajit, nuk prodhoi përparim konkret. Zelensky tha se sa më shumë informacion dalin gjatë negociatave, aq më shumë vështirësi shfaqen. Ai bëri të ditur se takimet pritet të rifillojnë në dhjetor. Ndërkohë, Donald Trump deklaroi në platformën Truth Social se gjatë takimit me Putinin në Kinë i kishte kërkuar Moskës të ndalte çdo agresion ushtarak ndaj territorit europian. Ai u shpreh gjithashtu optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën.
Zelensky: Mungesa e raketave Patriot po kushton jetë
Një nga shqetësimet kryesore të presidentit ukrainas lidhet me vonesat në furnizimin me sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot. Ai theksoi se Ukraina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë për të neutralizuar dronët rusë, por vijon të ketë mungesa të mëdha të raketave interceptuese. Sipas Zelenskyt, ushtria ukrainase arrin të shkatërrojë rreth 70% të dronëve më të shpejtë rusë, një rezultat që, sipas tij, po përmirësohet vazhdimisht.
Megjithatë, ai shprehu shqetësimin se Uashingtoni po i kushton më shumë vëmendje Lindjes së Mesme, duke vonuar furnizimet për Kievin. “Është për të ardhur keq që ata i kushtojnë vëmendje Lindjes së Mesme dhe i ndihmojnë më shumë. Kemi pyetje të mëdha për këtë. Mungesa e këtyre raketave kushton jetë njerëzore”, u shpreh presidenti ukrainas. Ai kërkoi gjithashtu që SHBA-ja dhe aleatët e tjerë të mos mbajnë qëndrim neutral mes agresorit dhe viktimës, por të ushtrojnë presion konkret ndaj Rusisë. “Kur përpiqesh të jesh plotësisht neutral ndaj agresorit, në njëfarë mënyre mbështet edhe viktimën, edhe agresorin. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi ai.
Një tjetër çështje e ngritur nga Zelensky gjatë intervistës ishte funksionimi i sistemeve të komunikimit satelitor Starlink dhe versionit të tij ushtarak, Starshield, në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. Sipas tij, këto shërbime vijojnë të jenë subjekt kufizimesh, ndërsa nuk është e qartë se kush e ka marrë vendimin përkatës. Zelensky tha se teknikisht përgjegjësia lidhet me kompaninë SpaceX, ndërsa për aspektin politik nuk ka marrë një përgjigje të qartë. “Ne pyesim njërën palë dhe na thonë se është përgjegjësia e palës tjetër. Është si një lojë ping-pongu”, u shpreh presidenti ukrainas. Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vijojnë, por pa një marrëveshje konkrete mes palëve.
Lexo edhe
BOTA
Bandat terrorizojnë Guatemalën, kompanitë e transportit pezullojnë autobusët drejt qytetit turistik

Zgjedhjet në Zelandën e Re! Koalicioni qeverisës humbet shumicën për një mandat, rrezikohet rikthimi te votimet

Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad

Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s

Mosmarrëveshjet për buxhetin të pakapërcyeshme/ Përplasje në Bruksel, Evropa në prag të një krize të re!





