“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: U rrisni pagat patronazhistëve në Bashki, spitali s’ka “mrroklla”
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për investimet në Bashkinë e Lushnjës dhe mungesën e fondeve për infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore. Korreshi ironizoi mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në sallë, duke e krahasuar seancën me një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku, sipas tij, nuk mungonte askush. Ai u […]

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për investimet në Bashkinë e Lushnjës dhe mungesën e fondeve për infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore.
Korreshi ironizoi mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në sallë, duke e krahasuar seancën me një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku, sipas tij, nuk mungonte askush.
Ai u ndal veçanërisht te fondet e parashikuara për Lushnjën, duke pretenduar se për rritjen e pagave në bashki janë planifikuar 10 herë më shumë para sesa për rrugët. Deputeti akuzoi mazhorancën se po rrit pagat e patronazhistëve, ndërsa banorët përballen me probleme të vazhdueshme të infrastrukturës dhe energjisë elektrike.
Korreshi ngriti gjithashtu shqetësimin për kushtet në spitalin e Lushnjës, duke thënë se nevojiten investime jo vetëm për godinën, por edhe për pajisjet dhe materialet e tjera të domosdoshme.
“Kryetari ka punët e veta, se puna e buxhetit është ndonjë punë e madhe. Duhet ta trajtojmë buxhetin si Asamblenë tuaj, se të tjerë nuk mungon njeri.
Dua të pyes për trenin ty-ty-ty, rezervuarët ku u hapën? Po nuk është këtu Karakaçi, kemi vetëm këtë të Financave. Si ka mundësi që në Lushnjë çohen 10-fish më shumë para për rroga sesa për rrugë? 120 milionë për rritjen e pagave të patronazhistëve, 9 milionë për rrugë. O njerëz, Lushnja prapë me opinga! Bashkia të mos ketë 400 milionë lekë detyrime, kur dashka këto rroga. Ne nuk kemi infrastrukturë, po na i zë korrenti njerëzit çdo ditë, se këta i mbajnë flokët me xhel. Nuk ka nevojë vetëm për godinë spitali i Lushnjës, ka nevojë edhe për mrokllat e tjera. Çfarë keni me Lushnjën dhe Divjakën ju?”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Strazimiri: Rama dhe ministrat duhet të jenë këtu, të tregojnë si do vjedhin paratë e shqiptarëve

“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rrisni pagat patronazhistëve në ...

Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO

Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri

Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend





