Strazimiri: Rama dhe ministrat duhet të jenë këtu, të tregojnë si do vjedhin paratë e shqiptarëve
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka folur ne Kuvend për projektbuxhetin e paraqitur nga mazhoranca për miratim. Ai tha se ‘Rama dhe ministrat duhet të jenë këtu, të tregojnë si do...

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka folur ne Kuvend për projektbuxhetin e paraqitur nga mazhoranca për miratim. Ai tha se ‘Rama dhe ministrat duhet të jenë këtu, të tregojnë si do vjedhin paratë e shqiptarëve’.
Strazimiri: Unë kam pyetje për kryeministrin që nuk ju përgjigjet dot Ministri i Financave. Kam pyetje për Ministrin e Brendshëm që është ministër i linjës dhe nuk më përgjigjet dot Ministri i Financave. Të jeni i bindur për këtë punë.
Fjala vjen në qoftë se do të pyes Kryeministrin për çështje të sfidave globale që vetëm ai i zgjidh dhe askush tjetër nuk më përgjigjet dot Petrit Malaj.
Në qoftë se e trajtoni këtë seancë, është turp i madh shumë, sipas interpretimit shumë kooperativist se neni 73 që sapo i tha këtu, dhe shqyrtimi i projektligjeve në seancë plenare, e përmbush këtë, ligjvënësi nuk do të kishte patur nevojë të bënte një ‘kre’ të tërë, kreun e tretë të rregullores me disa nene për projektbuxhetin e shtetit, i cili është vërtet një ligj dhe sillet si projektligj, por ka në vetvete disa ligje të tjera.
Për këtë arsye secili prej këtyre njerëzve që po kërkojnë sot votën nga parlamenti për të shpenzuar 10 miliardë euro të shqiptarëve duhet të jenë këtu dhe të na tregojnë si kanë ndërmend ti shpenzojnë. Në ç’mënyrë do ti vjedhin, të jenë këtu përpara të na argumentojnë gjënë, Nuk ke asnjërin këtu prej tyre. Kjo seancë e pafytyrësisë, nuk mund të vazhdojë me gjatë kur e ke bosh të gjithën këtë. Kam pyetje, thashë, shumë specifike për kryeministrin, nuk më përgjigjet do Ministri i Financave, kam pyetje për drejtorinë e burgjeve, për Ministrinë e Drejtësisë, nuk më përgjigjet dot ministri i financave, dhe ti e kupton këtë punë. Ti ke qene ministre vetë. Nuk është neni 73 si çdo projektligj tjetër që vjen këtu. Është kreu 3 i rregullores se Kuvendit, merre dhe lexoje, për këtë arsye projektbuxheti ka nene të veçanta se si vjen dhe diskutohet në seancë.
Lexo edhe
POLITIKE
“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rrisni pagat patronazhistëve në ...

Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO

Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri

Zyrtarizohet përjashtimi nga partia? Spiropali mungon në mbledhjen e grupit socialist dhe në Kuvend

Zhupa: Buxheti i ri sjell më shumë vjedhje, më 28 nëntor qeveria do të marrë përgjigjen e popullit

Rama pranon dështimin: Ekonomia po rritet, por nuk reflektohet në familjet shqiptare

“Në çdo fushë ka Gysët e tij”/ Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro

Tomor Alizoti: Të rinjtë dhunohen ndërsa policët shoferë të Agasit. Drejtoresha e SHISH i shërbente krimit





