POLITIKE

Përfaqësuesi i minoriteteve: Shtatë subjektet minoritare kërkojnë përfaqësim në Parlament

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 13:51

Përfaqësuesi i minoriteteve: Shtatë subjektet minoritare

Përfaqësuesi i shtatë subjekteve minoritare ishte pjesë e takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku u shpreh se mungesa e përfaqësimit politik për minoritetet në Shqipëri është një problem që zgjat mbi 35 vite dhe kërkon vëmendje të menjëhershme.

Ai theksoi se, edhe pse komunitetet minoritare përbëjnë një numër të konsiderueshëm, shpërndarja e tyre gjeografike nga Vermoshi deri në Konispol e bën të pamundur grumbullimin e votave të nevojshme për të zgjedhur një deputet në një qark të vetëm.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi nënvizoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të minoriteteve në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe njoftoi se shtatë subjektet minoritare kanë përgatitur një draft konkret për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Qëllimi i deklaratës së tij ishte të kërkonte me forcë që minoritetet të marrin respektin dhe vlerësimin minimal që u takon, duke kontribuar kështu në demokratizimin e vendit dhe forcimin e familjes politike të opozitës.

Deklarata:

"Natyrisht, unë jam këtu në emër të shtatë subjekteve minoritare. Sikurse e shohim panoramën në rrafshin e Ballkanit, pa e marrë më gjerë, partitë minoritare përfaqësohen gjithmonë në parlamente dhe kanë kuota.

Rasti specifik i minoritetit që unë përfaqësoj në Shqipëri është një numër jashtëzakonisht i madh, por ka mbetur për të dëshiruar që për më shumë se 35 vite të mos ketë pasur përfaqësim politik. Mekanizmat nuk na favorizojnë aspak dhe e bëjnë të pamundur grumbullimin e këtij numri në një qark për të dalë deputet. Numerikisht, në Republikën e Shqipërisë ne jemi të shpërndarë nga Vermoshi deri në Konispol, por kurrë nuk arrijmë të formojmë numrat e nevojshëm për të hyrë në parlament.

Natyrisht, këtu kërkojmë vëmendje, veçanërisht duke qenë se minoritetet janë prioriteti i pestë në negociatat me Bashkimin Europian. Flitet shumë për këtë çështje, kemi shumë tryeza me OSBE-ODIHR-in dhe organet ndërkombëtare, dhe kërkojmë me këmbëngulje që zëri ynë të dëgjohet kur vjen puna te reforma zgjedhore, për të artikuluar dëshirën tonë brenda familjes politike të përbashkët.

Unë e kërkoj këtë me këmbëngulje, bashkë me kolegët e mi. Shtatë subjektet minoritare kemi rënë dakord që, meqënëse jemi në kohë dhe nëse kërkohet nga ana jonë një draft për ta përfshirë në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, do të doja me shumë respekt dhe vlerësim që këto minoritete të respektohen në vend, duke i dhënë kështu një dimension më demokratik procesit për minoritetet. Kjo është minimalisht e nevojshme."

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 5 Dhjetor13:07

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë