POLITIKE

Bardhi i përgjigjet Ramës: Avokati i Ballukut dhe ortak i Agasit ka thyer besimin e partnerëve!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Prill 2026, 18:46

Bardhi i përgjigjet Ramës: Avokati i Ballukut dhe ortak i Agasit ka

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas komenteve ironike të kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e opozitës së procesi i integrimit ka ngecur për shkak të bllokadës që ai i ka bërë drejtësisë duke mos i hequr imunitetin ish zv kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama po gënjen dhe tallet me qytetarët për integrimin, ndërsa shton se ishte vota e qeverisë së tij në mbrojtje të Ballukut dhe kundër SPAK-ut që bllokoi negociatat. Sipas tij, Shqipërisë po i shtohen kushtet për anëtarësim në BE sepse kryeministri, që e cilëson si avokat të Belinda Ballukut dhe ortak të Ergys Agasit, ka thyer besimin e partnerëve për sundimin e shtetit të së drejtës dhe ligjit.

“Sot jemi në kushtet kur Shqipërisë po i shtohen kushtet në negociatat për anëtarësim, sepse, kryeministri/avokat i Belinda Ballukut dhe kryeministri/ortak i Ergys Agasit ka thyer në mes besimin e partnerëve për sundimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit.”, ka shkruar Bardhi.

Ai i kujton kryeministrit se ishte një zyrtar evropian që tha se çështja Balluku ishte një test për Shqipërinë, dhe jo opozita. Po ashtu Bardhi i drejtohet me një pyetje ku i kërkon që të bëjë transparencë për këtë fazë të negociatave si dhe të shpjegojë se në mbledhjen e fundit t datës 9 prill, 7 vende anëtare kanë deklaruar se do të bëjnë propozime të tjera për vendin.

“Pse nuk u tregon shqiptarëve se në mbledhjen e fundit të datës 9 Prill, 7 shtete anëtare kanë deklaruar se do të dërgojnë propozime të tjera shtesë për Shqipërinë? Pse nuk u thotë Edi Rama shqiptarëve se 4 shtete anëtare, me shqetësim të shtuar pas votës së tij në mbrojtje të Ballukut, kanë deklaruar se do t’i miratojnë piketat e ndërmjetme, (detyrat që duhen bërë gjatë negociatave), por vetëm me kusht që tek piketat mbyllëse (kriteret finale për të mbyllur një kapitull) të vendosen kushte të përforcuara dhe më të gjera për Shqipërinë?”, thotë ai.

Reagimi i plotë:

RAMA, OPOZITA DHE KUSHTET SHTESË TË BE-së. PSE PO VONOHEN NEGOCIATAT?

Edi Rama mjaft i gënjeve dhe u talle me shqiptarët!

Po të mos ishte vota jote kundër SPAK-ut dhe pro Belinda Ballukut, Shqipëria sot do të kishte nisur mbylljen e kapitujve për negociatat e anëtarësimit. Kjo s’po ndodh, jo për faj të opozitës, por se nuk ua shet dot sapunin për djathë vendeve anëtare të BE-së. Sot jemi në kushtet kur Shqipërisë po i shtohen kushtet në negociatat për anëtarësim, sepse, kryeministri/avokat i Belinda Ballukut dhe kryeministri/ortak i Ergys Agasit ka thyer në mes besimin e partnervëe për sundimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit.

Që çështja “Balluku” ishte një test për Shqipërinë në rrugën e integrimit, nuk e tha opozita në Tiranë. E tha Europa! Dhe sot, jemi me të paktën 4 muaj vonesë me negociatat, jo për faj të opozitës, siç mashtron paturpësisht Edi Rama, por se ai zgjodhi Belindën, pra karrigen e tij, para integrimit europian dhe interesit të shqiptarëve.

Për dy çështje kryesore kanë interes vendet anëtare:

Për të dyja këto, deri tani, janë dërguar 49 pyetje dhe përgjigjet e dhëna nga Komisioni Europian akoma nuk i kanë bindur vendet anëtare që të hapin dritën jeshile.

Pse nuk bën transparencë Edi Rama për këtë fazë delikate të procesit të negociatave, por vazhdon me retorikën e zakonshme, të mbushur me urrejtje dhe shpifje ndaj opozitës?

Pse nuk u tregon shqiptarëve se në mbledhjen e fundit të datës 9 Prill, 7 shtete anëtare kanë deklaruar se do të dërgojnë propozime të tjera shtesë për Shqipërinë?

Pse nuk u thotë Edi Rama shqiptarëve se 4 shtete anëtare, me shqetësim të shtuar pas votës së tij në mbrojtje të Ballukut, kanë deklaruar se do t’i miratojnë piketat e ndërmjetme, (detyrat që duhen bërë gjatë negociatave), por vetëm me kusht që tek piketat mbyllëse (kriteret finale për të mbyllur një kapitull) të vendosen kushte të përforcuara dhe më të gjera për Shqipërinë?

Besoj që kujtdo i kujtohet qendrimi i Edi Ramës në fushatë se “nuk mund të humbim as edhe një ditë kohë me negociatat, sepse dera e BE-së mund të mbyllet”. Sot, ka vetëm një përgjegjës për vonesën e negociatave: Edi Rama. Sot, ka vetëm 1 të vërtetë për integrimin: Me votën kundër SPAK-ut për rastin “Balluku”, Edi Rama, do t’i kushtojë Shqipërisë jo një ditë e dy, por të paktën 6 muaj vonesë me integrimin!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?