Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri TV, nën moderimin e Edvin Parrucës, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigel Muçollari, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si po menaxhohet zhvillimi ekonomik dhe turistik në Shqipëri dhe akuzoi qeverinë për mungesë strategjie në këto sektorë.
Sipas tij, ndonëse numri i turistëve është rritur, përfitimet nuk mbeten në vend për shkak të varësisë nga importet dhe mungesës së një zinxhiri të mirëfilltë ekonomik. Ai theksoi se kjo po sjell rritje çmimesh dhe dobësim të sektorëve si bujqësia.
Muçollari ngriti gjithashtu akuza për korrupsion dhe lidhje me para të paligjshme, ndërsa kritikoi qeverinë për mosulje taksash dhe mungesë masash për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.
Muçollari:
Ne japim porte si pasojë e një strategjie të caktuar, ti ndërton më shumë porte, si pasojë e një strategjie për të zhvilluar turizmin. Ky është koncepti që çdo vend, domethënë bën investime të caktuara, duke e dhënë koncesionin, duke e ndërtuar vetë, por arsyeja kryesore është të zhvillojë turizmin. Tani, ne në vitet e fundit kemi pasur një numër jo të vogël turistësh, që do të thotë, numri i turistëve në Shqipëri vjen çdo vit gati-gati duke u rritur. Çfarë ndodh?
Paratë e turistëve që vijnë të shpenzojnë në Shqipëri, nuk ngelin në Shqipëri. Pikërisht sepse mungon zinxhiri për të shpërndarë këtë paranë e turistit që vjen. Që do të thotë, ai turisti që vjen, përveçse hotelit që paguan të gjithë pjesën tjetër të ushqimit që konsumon, të pijes që pi, të gjithçka, janë produkte importi. Që do të thotë që një qeveri normale, në një vend normal, me disa ekonomistë të cilët mendojnë për zhvillimin e vendit, duhet të mendonin që hajde të zhvillojmë zinxhirin e turizmit, që do të thotë paratë e turistëve që vijnë të shpërndahen në të gjithë sektorët, se çfarë bëjnë? Një nga arsyet për rritjet e çmimeve, sidomos në zonat shumë turistike, është pikërisht numri i turistëve. Por nëse ky, këto shpenzime parash të turistëve do të përktheheshin në zinxhirin që do të përfitonte e gjithë shoqëria, edhe bujku, dhe blegtori, dhe ai që ofron, që ofron një shërbim të caktuar, do të thotë që do të rriteshe dhe niveli i jetesës për të gjithë qytetarët.
Që do të thotë do të kishim më shumë fuqi blerëse dhe do ta përballonin më kollaj rritjen e çmimeve. Tani këtu po ndodh e kundërta, që do të thotë vjen një numër i madh turistësh, shkakton një rritje çmimi të caktuar, e për arsye sepse këto para që shpenzohen nuk përkthehen në zinxhirin e të gjithë ekonomisë, atëherë vuajnë të gjithë sektorët e tjerë. Dhe siç e kanë treguar dhe të dhënat, është sektori i bujqësisë po pëson një rënie drastike. Raporti i eksport-importit, deficiti tregtar çdo tremujor po thellohet. Që do të thotë, gjithmonë e më shumë ne importojmë dhe prodhojmë më pak. Atëherë, për çfarë na duhet neve të ndërtojmë në këto momente, nëse kemi x para, pse duhet t'i kanalizojmë tek portet, apo te koncesionet e porteve, e cila do të thellojë këtë krizë.
Këtu e gjitha pastaj është modeli që ti ke menduar që mund të zhvillojë dhe jo të zhvillojë ekonominë, por të zhvillojë vetëm një grup të ngushtë, një grup të vogël njerëzish të cilët po investojnë kryesisht paratë që vijnë, paratë e dyshimta, ose paratë e pista që i quajmë rëndom. Këto para vijnë nga dy burime kryesore, është nga narkotrafiku dhe nga korrupsioni. Patjetër dhe nga lidhjet që kanë qeveritarët duke qenë shumë kompani offshore ortak. Kështu që e gjitha luhet në funksion të pushtetarëve dhe njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me pushtetarët, ose më saktë njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin. E gjitha kriza sot e çmimeve, problemet që kemi me me me me bujqësinë, mos-subvencionimi që ndodh në raste, le të themi përmbytjesh. Çfarë ka ndodhur, sot është një kile domate është 8000 lekë në treg. Brokolit nuk i afrohesh dot, duhet të bësh domethënë, një copë brokoli kushton 3000 lekë.
Ne tentojmë të fusim logjikën dhe të krijojmë një koncept që mirë, a nuk kanë shqetësim këta? Ne duhet ta kuptojmë, këta s'kanë shqetësim.
Sepse nuk e kanë perceptimin dhe vizionin e tyre që të mendojnë për këtë, për vendin. Sot qeveria ka degraduar në të gjitha nivelet në korrupsion dhe kush e kush të marrë më shumë pjesë të partisë, të bëjë më shumë para, të japë më shumë tenderime, kush e kush të jetë më afër kryeministrit në mënyrë që ai t'i japë koncesion më shumë dhe të bëhet i pasur. Ky është degradimi i qeverisjes. Domethënë kështu, kështu ka rënë perandori, jo më, jo më qeveri. Domethënë perandori prej qindra dhe mijëra vjetësh ka rënë pikërisht prej degradimit, kur humb sensin, logjikën, kur humb atë ndjesinë mes qytetarit të thjeshtë dhe pushtet-ushtruesit.
Dhe jo më kot ne sot jemi në këtë situatë. Jemi në një situatë dhe të shumta janë arsyet dhe unë do të bëj një analizë që lidhet sot edhe me gjendjen aktuale të tregut, të çmimeve të larta, të pamundësisë për ta përballuar jetesën. Çfarë po ndodh sot me çmimet? Pse janë çmimet e larta? Arsyeja e parë është prej një dek, prej më shumë se një dekade është mentaliteti i qeverisjes, programi se si qeveria mendon zhvillimin ekonomik. Nëpërmjet riciklimit të parave të pista. Kjo shkakton në treg rritje të çmimit. Që do të thotë kemi qeverinë që ka zgjedhur këtë mentalitet. Një në dorë. Çfarë ndodh tjetër? Pse sot është, ndihet edhe më shumë? Sepse është rritur çmimi i naftës.
Po pse vazhdon rritet çmimi i naftës dhe qeveria nuk ka reagim? Sepse për shkak të luftës, duheshe që, në të gjithë vendet është rritur çmimi i naftës. Por qeveritë e përgjegjshme ndërhyjnë në treg për një periudhë të caktuar, duke hequr një taksë, duke bërë një subvencionim në mënyrë që barra, për shkak të një lufte, të mos bjerë direkt te qytetarët e saj. Dhe nëse në vendet e tjera qeveritë kanë reaguar, këtu prapë s'kanë reaguar. Që do të thotë, dy herë prapë qeveria. Çfarë ndodh tjetër? Qeveria me mënyrën e taksimit, pse është e pamundur ajo të heqë taksat? Cili është thelbi që nuk i ul dot taksat?
Çfarë e shtyn atë që të mos i ulë taksat edhe kur rritet çmimi dhe ai përfiton më shumë taksa? Sepse e para qeveria e trajton qytetarin si një biznes në kushtet e një monopoli që po i shet një, një, një shërbim, që ai s'ka ku të shkojë dhe ai do fitojë sa më shumë. Dhe këto para, këta i duan të bëjnë tenderime. Në mënyrë që përmes tenderimeve të përfitojnë më shumë para për veten e tyre. Që do të thotë që nëse heq taksën, përfitimi shkon në secilin qytetar që ka një makinë, nëse të themi heq TVSH-në mbi naftën apo akcizën. Këtë nuk e duan këta. Duan më shumë para t'i administrojnë këta. Asgjë pra, asgjë.
Sa më shumë para të ketë, se kjo është mentalitet korruptiv, por edhe shumë i majtë. E para, e majtë vjen nga koncepti që më shumë para shteti sesa individi, më shumë para për ta administruar shteti sesa biznesi. E dyta shkon korruptive është, më shumë para shteti në mënyrë që të bëjë afera korruptive dhe pjesa të jetë më e madhe e gjithsecilit. Dhe këtu, këtu problemi, problemi i çdo lloj, të themi indikatori që sinjalizon rritjet e çmimeve. Duke filluar nga rritja e numrit të turistëve, që do të thotë që ti s'ke ndjekur një strategji të caktuar që ta përballojë dhe popullata.
Është zbardhur raporti i plotë që Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dërguar të gjitha selive diplomati...
Në vijim të turit të komunikimit për ”Punët e Shqipërisë”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëb...
Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e Ministres së Ekonomisë d...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregullo...
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i ftuar në podkastin e X-Media, ka ndarë qëndrimet e tij lidhur me zgjedhjet lo...
Intervistë ekskluzive e Presidentit Meta dhënë për portalin ‘Syri. net’ Gjatë kësaj bisede Presidenti i P...
Ministri për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, foli në një konferencë sa i përket negociatave të Shqipërisë me BE-n&e...
Një shuarje të një prej motorëve kryesorë të ekonomisë, e ka cilësuar deputeti i PD, Arjan Ndoja, projektin e ri p&eum...
Kreu i PD, Sali Berisha në tryezën e diskutimit, për Portin e Durrësit, hodhi akuza të forta në adresë të Qeverisë...
Sektori i peshkimit në Durrës ka lëshuar një alarm të fortë për mbijetesën e tij, duke u përballur me një k&...