POLITIKE

Adriana Kalaja: Njerëz shumë të rëndësishëm në NATO kërkuan bllokimin e projektit të Porto Romanos!

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 19:12
Adriana Kalaja: Njerëz shumë të rëndësishëm

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku, deklaroi se faktorë të rëndësishëm brenda NATO kanë ndikuar në mosavancimin e projektit të Porto Romanos, duke e cilësuar atë si ‘korruptiv dhe kriminal’.

Sipas Kalasë, shqetësimet janë ngritur edhe nga Bashkimi Europian, i cili ka reaguar disa herë lidhur me projektin e ndërtimit në Porti i Durrësit. Ajo theksoi se projekti bie ndesh me marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe nuk respekton rregullat e konkurrencës, duke shtuar se BE ka pezulluar një fond prej rreth 28 milionë eurosh të destinuara për portin.

Kalaja ngriti gjithashtu shqetësimin për dhënien e një sipërfaqeje prej rreth 1.2 milionë metrash katrorë një investitori privat, duke e konsideruar atë si pronë publike që u përket qytetarëve shqiptarë. Ajo nënvizoi rëndësinë historike të portit të Durrësit, duke e cilësuar si një aset me mbi 3000 vite histori dhe identitet kombëtar.

‘Një lajm ekskluziv që unë dua të ndaj me emisionin tuaj të nderuar, është që njerëz shumë të rëndësishëm brenda NATO-s, nisur nga informacionet që kanë marrë nga ne, por edhe nga disa njerëz të besuar brenda mazhorancës, kanë ndikuar që të mos avancohet me projektin korruptiv dhe kriminal të Porto Romanos.

Ne sot jemi në një situatë ku vetë Bashkimi Europian ka ngritur disa herë shqetësimin në lidhje me ndërtimin e portit të Durrësit, për sa kohë që ky ndërtim prek dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Bashkimin Europian, për sa kohë që nuk respektohen rregullat e garës, për sa kohë që kemi një emër të paracaktuar dhe për sa kohë sa vetë Bashkimi Europian ka pezulluar një fond jo të vogël, po rreth 28 milionë euro, të cilat ishin të destinuar për portin e Durrësit.

Ndërkohë të mos harrojmë që ka një sipërfaqe prej 1 milion e 200 mijë metër katror, të dhëna Alalabarit, të cilët janë truall i që i takon qytetarëve shqiptarë, është një histori mbrapa portit të Durrësit, është një histori 3000-vjeçare, është një identitet që përfaqëson jo vetëm Durrësin, por përfaqëson gjithë Shqipërinë.

Duke prishur portin e Durrësit pa ndërtuar fillimisht një port tjetër për ankorimin e anijeve, ne jo vetëm i kemi bërë një dëm imazhit të Shqipërisë, po i kemi sjellë edhe një kosto shumë të lartë, për sa kohë që nuk ka një raport fizibiliteti as për portin e Durrësit, as për portin e ri në Porto Romano.

Sepse e dini dhe ju shumë mirë që fillimisht u procedua për një port jahtesh, pastaj dolëm në një investim, i cili në fakt përveçse ne na ka futur bashkë ortak me 33.33%, por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhi mbas disa vitesh, por ne kemi një gjë të sigurtë, që përveç humbjeve që do vazhdojmë të kemi si qytetarë shqiptarë, si buxhet i shtetit të Shqipërisë, si në raport dhe me marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë, po mbi të gjitha ne do kemi një port katër herë më të vogël dhe të ardhurat e pritshme do të jenë shumë më të vogla.

Për sa kohë që edhe mënyra se si do të ngrihet porti i ri në Porto Romano, nuk do të ketë mundësinë apo nuk do t'i japim mundësinë që aty të përpunohen anijet e tonazhit të rëndë, duke bërë këtë sistem të portit e Durrësit nga një port me rëndësi ta kalonim në një port i cili do të ketë problematika në vazhdimësi.

Problemi i rëndësishëm është që sot që ne flasim i nderuar, porti i Durrësit është në duart e bandave më të rrezikshme shqiptare, për të cilat në fakt nuk flasin vetëm Partia Demokratike, kryetari i saj apo ne të gjithë si opozitarë, por flasin qartësisht raportet e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme dhe e rrezikshme në gjithë këtë histori, është se kompania për të cilën flitet si një kompani serioze për ndërtimin gjoja të të banesave, sepse në portin e Durrësit nuk do ketë më jaht marine, do jetë vetëm një pjesë e vogël, pra pjesa tjetër janë ndërtime pallatesh dhe nëse këto e kishin aq me merak ndërtimin e pallateve apo të kullave, mund ta bënin në Porto Romano dhe me një shumë të papërfillshme në raport me investimet që priten të bëhen, me një shumë 1 miliardë euro, ne mund ta kishim kthyer portin aktual të Durrësit në portin më konkurrues në rajon’, u shpreh Adriana Kalaja.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?