POLITIKE

"Italia kërkoi imunitetin e Berlusconit, Rama thotë s'mund t'ja heqim Belindës", Berisha: Ia dolëm në '91, do fitojmë edhe tani!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 19:56
"Italia kërkoi imunitetin e Berlusconit, Rama thotë s'mund

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë politike, mes krijimit të një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira dhe përballjes direkte me një pushtet që, sipas tij, ka humbur çdo legjitimitet.

Gjatë një fjalimi para mbështetësve në Foltoren e radhës, Berisha akuzoi qeverinë se ka shndërruar proceset zgjedhore në farsë, ndërsa mandatet e marra përmes vjedhjes dhe bashkëpunimit me krimin po përdoren sot si mburojë për korrupsionin, për të bllokuar drejtësinë dhe për të vijuar, sipas tij, plaçkitjen e qytetarëve.

 

Berisha: Ne jemi njerëz politikë. 

Ne kemi kaluar beteja ndoshta si asnjë forcë tjetër politike në Europë. Shumë prej jush rikujtojnë shkurtin e 91-shit. dhe me radhë nuk po rri të bëj histori. Por ne tani jemi në fushë. Ne tani jemi në shesh. 
Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë. 
Por kjo është vetëm njëra anë dhe kjo është kryesorja, jua them unë ju. Kjo është kryesore. Ana e dytë, po kaq e rëndësishme, po kaq kryesore, është plaçkitja e qytetarëve. 

Çdo qeveri që vjedh qytetarët, që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët. 

Çfarë kemi bërë ne si parti Demokratike? Ju jeni dëshmitarë. Ne kemi denoncuar në emër tuaj dhe për ju aq sa biles ka që thonë se u bë e mërzitshme duke denoncuar, por jo nuk heqim kurrë dorë nga denoncimi. Kemi denoncuar të gjitha dhe kjo që këto afera që kanë dalë tani, ju them unë ju, përveç aksit që ka një dimension tjetër, këto nuk janë kryesore, ka të tjera, ka zinxhir i cili shkon në mënyrë absolute minimumi 12 miliardë dhe më shumë euro. Minimumi. 
Dhe ku jemi? Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Doçin, me Çelën, me Troplinët, ato mandate të marra duke falur 2 miliardë gjoba, tani kthehen në mbrojë për krimin, në parzmore dhe mbrojnë Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ramën. 

Dhe thotë, për herë të parë, për herë të parë, jo thotë, nuk ja heq imunitetin. E thashë dhe mbrëmë dhe e them dhe këtu. 

Drejtësia italiane, e cila ç'është e vërteta në atë kohë kishte një majtizëm të jashtëzakonshëm, i kërkoi imunitetin Silvio Berluskonit. Kolos. Një kryeministër si ai s'kishte parë Italia. Po as që e vuri në diskutim. As që e vuri në diskutim. Paraqitjen para gjykatësit. Paraqitjen para ligjit. Sepse kështu është kushtetuta, kjo është. Kushtetuta të detyron. 

Kurse ky na thotë jo thotë, nuk mund të vijë Belinda. Në mënyrë absolute, ja do vdesim, ja do i rrëzojmë. Por ne atë s'do ta pranojmë kurrë. Kjo është. Ne kemi ardhur gjer tani në fushëbetejë. Dhe kemi ardhur me të drejtën më të madhe. Kemi ardhur pasi i kemi faturuar çdo shqiptari dhe të dhe mikut të Shqipërisë se ky ka kryer krimin e shëmtuar të farsës elektorale. 

Dhe se tani ky do me përdorur imunitetin në mburojë dhe të vazhdojë të na plaçkisë, të na plaçkisë çdo ditë. 

Jo. Këto, ne jemi njerëz politikë. Këto ne nuk i ndajmë më. Ndaj dhe janë këto dy arsye më madhore të cilët ne si forcë politike kemi mision, kemi mision historik, më të vështirin. 

Ua them unë ju. Por të sigurtë që ne do fitojmë. Cilido prej jush ju kujtohet shkurti i 91-shit. Menduan se do na shfarosin. Vranë 9 qytetarë në lagjen rreth spitaleve, lagjen numër 10. Plagosën 100, burgosën 300 dhe organizuan vallen e vdekjes në të gjithë Shqipërinë me fanatikët e Enverit. 
Po në fund ne dolëm më të fortë nga ajo gjithë ajo terror, sepse qëndruam, nuk përdorëm as armë, nuk përdorëm forcën, po po përdorëm idealet tona, besnikërinë e tyre ndaj tyre dhe nuk u përkulëm. 

/PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?