POLITIKE

Hoxha: Edhe ne kemi skandale si ato të Epstein, por këtu filmimet i kemi kyçur në kasafortë

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 22:09
Hoxha: Edhe ne kemi skandale si ato të Epstein, por këtu filmimet i

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur dhe për skandalet alla-Epstein që kanë ndodhur në Shqipëri. Këtu Hoxha ka përmendur filmimet që janë gjetur në zyrën Ergys Agasit, që sipas tij, kanë hyrë aq thellë në strukturën e shtetit, sa na tregojnë vërtetë se çfarë ndodh aty brenda.

Gjatë bisedës në studio, Hoxha është shprehur se, këto skandale janë mbyllur në kasafortë dhe nuk lejohet të dalin, sepse sipas atyre që i ruajnë, prishin ekuilibrat politikë në Shqipëri dhe cenojnë sigurinë kombëtare.

‘A kemi ne skandale të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë? Po. Dhe janë aty, i kanë në dorë dhe për fat të mirë i kanë në dorë prokuroria. Prokuroria jonë speciale i ka.

Dhe ne i kemi këtu personazhe që kanë bërë të njëjtën gjë, që kanë kuruar veset e politikanëve dhe pushtetarëve tanë, që kanë bërë filmime kompromentuese, shantazhuese. Pra, i kanë, i kanë fotografuar, i kanë filmuar që t'i kenë, që t'i mbajnë peng. Që t'i shantazhojnë, që t'i kenë nën kontroll.

Madje e kanë bërë si kusht, në qoftë se ti do të bësh karrierë dhe të ngjitesh në hierarki shtetërore, duhet të bësh kompromise të tilla. Dhe ne tashmë këtë është një gjë që e dimë dhe për flasim në tavolina. Por provën nuk e kemi.

Prova që u kap tek historia e AKSHI-t, e ka SPAK-u. Shkoi për tjetër gjë, dakord jam, unë e di që në 19 qershor ata shkuan për të kontrolluar për kontrabandë cigaresh. Por duke kontrolluar për kontrabandën e cigareve, ata gjetën atje hardiskun, e folderat, e ku di unë, njëherë pafund materiale, të cilat ata thonë që po i hetojmë. Nuk e dimë.

Por përafërsisht dimë që aty brenda ka shumë gjëra të cilat janë një, unë prandaj e kam quajtur ato kamera, atë kamerën që ka përdorur Ergys Agasi, një shërbim shumë të madh që i ka bërë vendit. Ajo është një sondë që është futur në brendësi të pushtetit dhe na tregon se çfarë ndodhte atje për.

Ne e dimë, publiku e di, por është ndryshe kur ti e di dhe ndryshe kur ti e sheh të paktuar, të provuar, e sheh atje brenda. Kur ti shikon drejtues shumë të lartë të vendit që ndodhen tek ajo zyra në bllok e këtij personazhi anonim, që s'përfaqëson asgjë në hierarkinë shtetërore dhe politike të vendit.

Kur ti shikon atje njerëz nga më të rëndësishëm të vendit, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, që kanë të bëjnë me elitën politike të vendit, që kanë të bëjnë me elitën drejtuese të vendit. Atëherë jemi në një situatë mjaft të rëndë, sepse pse janë atje ata njerëz? Sepse ata janë shantazhuar që të jenë atje. Dhe kush ka qenë atje më mbrapa është i shantazhueshëm.

Pse? Sepse ai personi që e ka bërë këtë gjë nuk e ka bërë për hesap vetë. Pse quhej koordinatori? Sepse ai quhej koordinator se ndërlidhte botën e mbidheshme me botën e nëndheshme. Dhe duke qenë i tillë, ai e kishte në dorë, pse thuhet tani mbrapa që ka bërë emërime, shkurtëzime, deri te ministra, deputetë e ku di unë, të gjitha gjërat.

Sepse nga i buronte ky pushtet? E i buronte pikërisht nga këto elementë që ai kishte. Pra, duke kuruar veset, veset e pushtetarëve, e politikanëve, e diplomatëve, e zyrtarëve të shërbimeve sekrete, si të them, duke i joshur, duke i filmuar, duke i dokumentuar pikërisht këto gjëra, ai i vendoste nën presion dhe nën shantazh.

Dhe ata ishin të detyruar t'i përgjigjeshin pikërisht ofertave ose kërkesave që vinin nga personazhe të tilla. Tani, për fatin e mirë të këtyre tanëve, ë? Ato materialet që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti i Drejtësisë vendosi t'i publikojë, ne kemi bërë të kundërtën. Domethënë i kapëm dhe i kemi futur fort në kasafortë dhe e kërkojmë ta ruajmë me çdo kusht vetëm e vetëm që këto mos shpërthejnë sepse na prishin ekuilibrat politikë të vendit dhe mund të cenojnë sigurinë kombëtare. Se ky është një lloj justifikimi, pse nuk hyhet brenda tek ato’, u shpreh ndër të tjera gazetari Hoxha. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?