Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

Beci: Arrestimi i kreut të SHISH trondit sigurinë kombëtare, ‘piramida e informacionit është rrëzuar

P
Piranjat24 September 2026, 21:45 · 7 min lexim
Beci: Arrestimi i kreut të SHISH trondit sigurinë kombëtare,

Avokati Eugen Beci, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar hetimin e SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar rastin si të paprecedentë për sigurinë e vendit.

Beci u ndal te përfshirja e Hysenit në hetim dhe te pasojat që, sipas tij, mund të ketë kjo situatë për strukturën e sigurisë dhe informacionit në Shqipëri. ‘Kemi rastin e paprecedentë, kushtetues, që është hera e parë që ndodh në Republikën e Shqipërisë. Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë një shef inteligjence arrestohet kur është në detyrë’, u shpreh Beci.

Ai tha se një situatë e tillë duhet parë edhe në raport me funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe rolin e Presidentit të Republikës. Sipas Becit, në një rast të tillë Këshilli i Sigurisë Kombëtare do duhej të diskutonte mbi zhvillimet në strukturat e sigurisë.

Avokati e cilësoi shërbimin inteligjent si një prej burimeve kryesore të informacionit për institucionet ligjzbatuese, duke theksuar se informacionet e mbledhura nga këto struktura mund të shërbejnë më pas edhe në procedime penale.

‘Varet se pse është shkarkuar Vlora Hyseni dhe pastaj gjithçka bëhet edhe më e thjeshtë. Nga e para dhe te e dyta. E para në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Janë disa shërbime partnere të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare që kanë ndihmuar Prokurorinë për Krimet e Rënda, Drejtorinë e Antiterrorit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror në vitin 2016.

Kemi bashkëpunuar ngushtë me ta dhe emrin e kësaj agjentes fushore të Mitrovicës ne nuk e kemi gjetur kurrë. Agjente fushore quhet nga Kosova, nuk quhen agjentë terreni si këtu te ne, por quhen agjentë fushorë.

Dhe agjentja fushore e Mitrovicës nuk ka gisht fare në këtë operacion. T'i biem shkurt fare kësaj situate. Unë e dëgjova rastësisht nga një raportim që po vinte nga Kosova.

Jam i habitur. Po, ne kemi patur persona të arrestuar në Kosovë, mbase e ka ndihmuar në arrestimin e tyre, por jo në konceptin e zbulimit të informacionit dhe parandalimit të ngjarjes. Në zbulim të informacionit dhe parandalimin e ngjarjes, e them me përgjegjësi të plotë, kanë qenë partnerë shumë të rëndësishëm me Shqipërinë dhe maksimumi që ka qenë, ka qenë bashkëpunimi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorisë së Antiterrorit, Prokurorisë për Krimet e Rënda, dhe të agjencive ligjzbatuese amerikane.

Dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë, që ka ndihmuar në këtë situatë. Në asnjë vend nuk e kemi parë emrin e agjentes fushore të terrenit. Ta jap me garanci, për faktin e thjeshtë që isha prokurori i vetëm i asaj çështjeje, që nga momenti që ka dalë informacioni i parë derisa është mbyllur e tërë situata dhe proceduriale dhe operative, emri i këtij personi nuk më ka dalë asgjëkundi.

Dhe e them me garanci të plotë me të tërë personat që kemi punuar për atë dosje, i njoh me emër dhe i kam takuar, si shqiptarë dhe të huaj. Pjesa e dytë që ju thoni, përsa i përket bashkëpunimit me Kosovën.

Kemi rastin e paprecedentë, kushtetues, që është hera e parë që ndodh në Republikën e Shqipërisë. Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë një shef inteligjence arrestohet kur është në detyrë.

Kemi patur ushtrim të ndjekjes penale ndaj disa ish-shefave të inteligjencës në Shqipëri, por asnjëri nuk ka qenë në detyrë dhe asnjëri nuk është hetuar për vepra penale të drejtpërdrejta për shkak të detyrës.

Më i fundit ka qenë Fatos Klosi, i cili tre muaj pasi ishte shkarkuar është hetuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorime detyre në lidhje me shpërdorimet e fondeve, nuk kishte lidhje me thelbin pse funksionon shërbimi i inteligjencës. Pra, është rasti i parë dhe unikal.

Dhe duke qenë rasti i parë dhe unikal, vlen të theksojmë dhe të hedhim në analizë diçka shumë më të rëndësishme: Ku është Presidenti i Republikës? Në rast se kjo situatë do ndodhte në kohën kur ishte president Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, nuk do kishim një situatë të tillë.

Minimalisht Këshilli i Sigurimit sot do ishte mbledhur dhe do diskutonte çfarë po ndodh në Shqipëri kur rasti i parë shefi i inteligjencës arrestohet. Pika e dytë: cenohet piramida e sigurisë. Një shtet funksionon nëpërmjet sigurisë. Një shtet nuk funksionon me Ministrinë e Kulturës, nuk funksionon me shërbimet e hapura të agjencive ligjzbatuese.

Shërbimet inteligjente që janë shërbimet e mbyllura të agjencive ligjzbatuese janë truri i një shteti. Dhe duke u cenuar shefi i inteligjencës, cenohet e tërë piramida e informacionit, që është një informacion shumë delikat, një informacion që duhet ta themi këtu, furnizon rrugët e Tiranës me thashetheme, sepse i tillë është shërbimi inteligjent, të paktën në Shqipëri se vjen nga një trashëgimi e sigurimit të shtetit, furnizon Policinë e Shtetit me informacione të dobishme dhe në fund furnizon tërë prokuroritë, si Prokurorinë e Posaçme dhe prokuroritë e tjera, me informacione të cilat nesër kthehen në prova.

Dhe kjo piramidë sot që flasim ne ka rënë, është rrëzuar dhe është shkërmoqur, se kreu i piramidës është shefi i inteligjencës.’ u shpreh Eugen Beci në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.