E bujshme/ Lala: Nga Rama, te ndërkombëtarët, kë spiunonte Hyseni te Agasi, SHISH u përdor për luftë brenda PS

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se janë plot 503 komunikime mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmenit Ergys Agasi që SPAK i ka tashmë në dorë.
Gazetarja Lala tha se në komunikime, Hyseni e informonte Agasin për takimet me partnerëve ndërkombëtarë, për takimet me kryeministrin Edi Rama, si dhe për lëvizje në qeveri.
Në emisionin “Opinion”, Lala tha se Hyseni e ka përdorur SHISH-in për të përgjuar zyrtarët e lartë që kanë pasur përplasje me Agasin. Sipas saj, SHISH është përdorur për luftën brenda Partisë Socialiste.
“503 materiale komunikime me ish drejtoreshën e SHISH, ndër të tjera zonja e informonte për takime me partnerët ndërkombëtarë, duke vënë në rrezik jetën e tyre, e informonte për takime me kryeministrin e vendit. Në takime diskutohej për lëvizje në qeveri, emërime, shkarkime e të gjitha me radhë. Këto janë të tëra si prova në dosjen hetimore, i ke me mesazhe me video.
Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, për shkak të përplasjeve që kishin me Agasin, janë vëzhguar nga SHISH. Si është e mundur që kemi një shefe të SHISH, që nuk e dimë nga ka ardhur, çfarë filtrash ka kaluar dhe çfarë materialesh mund të ketë kaluar te vendet jo-mike. Nga sot do ta kuptoni që ajo çfarë ka ndodhur me sigurinë kombëtare në këtë vend, pasojat do i ndjeni në 10 vitet e ardhshme dhe sa dëm ka bërë zonja. Koha do t’i provojë këto.
SHISH është përdorur për luftë politike brenda Partisë Socialiste”, deklaroi Lala.
Lexo edhe
POLITIKE
“Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit marshim në rrugët e kryeqytetit

U paraqit me shallin Louis Vuitton në Parlament/ Punonjësja e markës nxjerr “bllof” Anila Denajn: Është fake

“Shqipëria në krizë të rëndë prej inkriminimit të qeverisë”, Këlliçi: Demokratët po mobilizohen kudo për betejën që do shpëtojë vendin ng...

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

“Bashkohuni të gjithë që të shpëtojmë Shqipërinë”, Sazan Guri: Po vidhemi çdo ditë, miliona arsye për të qëndruar në shesh

Elbasani hap rrugën për bashkimin me Cërrikun dhe Belshin, Këshilli Bashkiak voton pro

“Turp, Vlora shiti Shqipërinë te UDB-ja”, aktivisti Arben Kola: Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit, të largohet një orë e më p...

Gazetari Gjinaj: ‘Dosja e SHISH’ nuk mbyllet me 3 të akuzuarit, Hyseni dha një tjetër provë në SPAK





