Berisha: Grupi mafioz i AKSHI-t është grupi më i rrezikshëm në Evropë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se, regjimi i Edi Ramës ka humbur çdo legjitimitet. Berisha u shpreh se, grupi mafioz i AKSHI-t është grupi mafioz më i rrezikshëm në Europë.
‘Grupi mafioz i AKSHI-t është grupi mafioz më i rrezikshëm në Evropë sepse ai vendosi me urdhër të Edi Ramës, në kontroll të plotë dhe total, internetin dhe komunikimin me internet për shqiptarët dhe të huajt në territorin e Republikës së Shqipërisë.’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, nënkryetarë të saj, sekretarë të kësaj partie, të dashur demokrate e demokratë dhe mbështetës të PD.
Kryesia e PD mblidhet sot në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.
Ne mblidhemi në një kohë kur regjimi i narkoshtetit, regjimi i Edi Ramës, ka marrë goditjet më të rënda në tërës ekzistencën e tij.
Ka humbur çdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend.
Është sot qeveria më e damkosur në Evropë dhe më gjerë.
Çdo ditë e më shumë ky regjim u provua ashtu siç e kemi paraqitur, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë.
Është faktuar si vendi në të cilin shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafies dhe të drogës.
Është faktuar si regjimi, në të cilin kartelet e drogës, që përbëjnë një rrezik të madh jo vetëm për shqiptarët, por për rajonin, Evropën dhe hemisferën perëndimore, ka humbur prapë çdo të drejtë të qeverisë këtë vend.
PD është përpjekur të paraqesë të vërtetën e Shqipërisë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.
Ajo është pararendëse e denoncimit në Shqipëri dhe në botë të të gjitha zhvillimeve në këtë vend.
Prej 112 ditësh, në rrugë dhe sheshet e Tiranës, qytetarët e Tiranës, ndër ta edhe qindra dhe mijëra demokratë, vazhdojnë një betejë të pandërprerë me të cilën në rrafshin moral kanë tërhequr zvarrë njëlloj si rinia dhe qytetarët në vitin 1991, shtatoren e Enver Hoxhës, kanë tërhequr zvarrë Edi Ramën dhe regjimin e tij.
Zinxhiri i skandaleve, libri i zi i këtij regjimi shpalos çdo javë një kapitull të ri gjithnjë e më të shëmtuar.
Në qoftë se Lubia ka vjedhur qindra e qindra milionë euro, Lubia tjetër e SHIK-ut ka vjedhur më të çmuarën e një shteti, më të çmuarën e një kombi, atë që quhet siguri kombëtare.
Me Kushtetutë, me ligje, personi më përgjegjës direkt i sigurisë kombëtare dhe sekretit shtetëror rezulton një anëtare e shëmtuar e një grupi të strukturuar kriminal që e kemi quajtur me të drejtë grupi mafioz më i rrezikshëm i Evropës.
Grupi mafioz i AKSHI-t është grupi mafioz më i rrezikshëm në Evropë sepse ai vendosi me urdhër të Edi Ramës, në kontroll të plotë dhe total, internetin dhe komunikimin me internet për shqiptarët dhe të huajt në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Vendosi të gjitha këto të dhëna në dispozicion të grupeve dhe organizatave kriminale, por edhe të armiqve të NATO-s, armiqve të Shqipërisë dhe armiqve të partnerëve tanë.
Njeriu, që përfaqësonte Shqipërinë në partneritetin më të rëndësishëm, më delikat, më serioz, partneritetin me shërbimet e vendeve mike, rezulton se ishte një anëtare e grupeve më të rrezikshme mafioze kriminale.
Rezulton se ajo ishte e padenjë për asnjë lloj besimi.
Lexo edhe
POLITIKE
Ndalimi i Vlora Hysenit/ Reuters: Një tjetër pengesë për qeverinë e Ramës

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Blushi kërkesë zyrtare Peleshit, Manjës e Xhafajt: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatisë...

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja





