Ndalimi i Vlora Hysenit/ Reuters: Një tjetër pengesë për qeverinë e Ramës

Arrestimi i Vlora Hysenit, ish-dretoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi të shumat kanë qenë mediat e huaja të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje. Së fundmi për të ka shkruar edhe Reuters, e cila thotë se autoritetet gjyqësore kanë pezulluar shefen e spiunazhit dhe ka urdhëruar vendosjen e saj nën arrest shtëpiak nën dyshimin e zbulimit të informacionit të klasifikuar, si pjesë e një hetimi më të gjerë për korrupsion.
Vlora Hyseni, e cila është me origjinë nga Kosova, ka shërbyer si drejtuese e shërbimit të inteligjencës Sherbimi Informativ i Shtetit (SHISH) që nga viti 2023. Më parë, ajo ka shërbyer si zëvendës shefe e inteligjencës në Kosovë. Prokurorët thanë se Hyseni dyshohej për zbulimin e informacionit të klasifikuar personave të paautorizuar në lidhje me një çështje korrupsioni në Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI), e cila menaxhon shërbimet publike digjitale dhe infrastrukturën IT të Shqipërisë.
Reuters thekson se shumë zyrtarë shtetërorë dhe biznesmenë janë arrestuar ose po hetohen për keqpërdorim të parave publike në AKSHI. SPAK, i cili synon korrupsionin dhe krimin e organizuar, tha se masat kundër Hysenit janë miratuar nga një gjykatë kundër korrupsionit për të lejuar hetime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se e kishte liruar Hysenin nga detyrat dhe, në konsultim me presidentin, do të emëronte një drejtues të ri të agjencisë së inteligjencës.
Ky veprim është një tjetër pengesë për qeverinë e Ramës. Në shkurt, Rama shkarkoi Zëvendëskryeministren e tij Belinda Balluku pas ngritjes së akuzave për korrupsion ndaj saj. Parlamenti më vonë refuzoi të heqë imunitetin e saj për të lejuar arrestimin e saj. Balluku mohoi akuzat. Zyrtarët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Reuters se po shqyrtojnë me kujdes mënyrën se si Rama trajton rastet e korrupsionit dhe se lufta e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit ishte thelbësore për përpjekjen e vendit ballkanik për t'u bashkuar me bllokun deri në vitin 2030.
Lexo edhe
POLITIKE
Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Blushi kërkesë zyrtare Peleshit, Manjës e Xhafajt: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatisë...

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte…

A ka folur Mirel Mërtiri? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferës së inceneratorëve

Tërmet në kupolën e sigurisë/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!

Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet





