Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të paktën 4 muajsh. Arsyeja është ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ose më saktë, problemet e ish ministres Belinda Balluku me drejtësinë.
Mbledhja e fundit e KKTU-së është zhvilluar në 23 tetor të vitit të kaluar. Qindra bizneseve u është dashur të shtyjnë projektet e tyre, për shkak të pamundësisë për të siguruar leje ndërtimi. Paralizimi i KKTU-së nuk ka prekur vetëm projektet e kullave apo resorteve, por edhe veprat publike, të cilat kërkojnë leje ndërtimi.
Situata e bllokimit ka nisur të reflektohet fort edhe në sentimentin e tregun. Në treguesin e ndjesisë që publikon Banka e Shqipërisë, sektori ndërtimit shënoi rënien më të madhe të optimizmit.
Indeksi i besimit në ndërtim u ul me më shumë se 6 pikë përqindje për herë të parë në shumë vite, pavarësisht se sërish niveli i besimit në ndërtim mbetet mbi mesataren shumëvevjeçare.
Për shkak të vrullit të madh të ndërtimeve, KKTU kishte konsiliduar një traditë duke u mbledhur gati dy herë në muaj. Por pasi SPAK mori të pandehur Belinda Ballukun në nëntor të vitit të kaluar, mbledhjet e KKTU u bllokuan automatikisht, pasi ministria e Infrastrukturës është dhe institucioni kryesor i linjës në rregullimin e territorit dhe urbanistikës.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ndryshoi gjysmën e qeverisë, duke përfshirë edhe ministrin e Infrastrukturës. Belinda Balluku u shkarkua pas më shumë se 6 viteve në këtë post duke u zëvendësuar nga Enea Karakaçi.
Këto ndryshime në qeveri pritet të zhbllokojnë edhe KKTU-në, e cila parashikohet të mblidhet gjatë ditëve në vijim./Kapitali.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Mars17:58
Zgjatja e “arrestit shtëpiak”, antikushtetuese! Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Sali Berishën
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, &eu...
POLITIKE
3 Mars14:08
Berisha: Edi Rama armiqësinë e tij ndaj Kosovës e ka të lidhur direkt me Vuçiçin dhe trashëgiminë e tij
Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi lidhjet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në fokus marrëdhëniet me ...
POLITIKE
3 Mars13:23
“Rama iu tha evropianëve se s’kemi nevojë për BE”, Berisha: Misioni ynë ta largojmë nga zyra!
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integ...
POLITIKE
3 Mars13:10
A do të ngujohen në Parlament nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut? Berisha: Nuk përjashtohet asgjë! Deputetët kanë shprehur vendosmërinë
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e tij për mediat nga selia blu se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmë...
POLITIKE
3 Mars13:06
'Çdo vonesë është rrezik për jetën', PL ngre alarmin: Shëndetësia në kolaps, pacientët po lihen pa trajtim
Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat u shpreh se sistemi shëndetësor ...
POLITIKE
3 Mars13:03
Berisha: Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite burg! Prej një jave ka në dorë raportin për Ballukun, nuk e dorëzon në Kuvend!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
N...
POLITIKE
3 Mars11:45
''Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët''/ Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Balluku mund të helmojë provat
Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPA...
POLITIKE
3 Mars11:41
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! Ja arsyetimet
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndan&e...
POLITIKE
3 Mars11:21
“Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet”/ Zbardhet raporti i plotë i opozitës në Këshillin e Mandateve: U kërcënuan dëshmitarët
Zbardhet raporti i plotë i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ku kërkon heqjen e imunitetit për ish-zv/kryeministren,...