Korçë, arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi një vogëlush në kopsht
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...

Berisha ka deklaruar se Shqipëria po përballet me një “breshëri kushtesh të reja” në procesin e integrimit europian, nga ku qeveria duket se po e largon vendin me shpejtësi nga Bashkimi Europian.
Lideri i opozitës u shpreh se anëtarë të vendeve anëtare të BE-së kanë zhvilluar disa takime dhe kanë vendosur kërkesa shtesë për Shqipërinë, të cilat lidhen me çështje të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.
Në deklaratën e tij, Berisha tha se vendi po ndëshkohet për shkak të,“vjedhjeve dhe korrupsionit qeveritar”, duke përmendur gjithashtu edhe institucione dhe projekte publike si AKSHI, Porti i Durrësit dhe projekte infrastrukturore, të cilat përfaqësojnë abuzime me fondet publike.
Deklarata e plotë:
Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë gjer dje pesë takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe AKSHI-n e Lindave.
Dhe çfarë është ai?
Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar.
Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit.
Të gjitha këto për vjedhjet e Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij.
Dhe del nga një sallë në një tjetër me patronazhistë hajdutë dhe kriminelë elektoralë duke mbrojtur korrupsionin, duke deklaruar se nuk kemi shumë korrupsion.
Kujton se nuk e ka parë bota lakuriq atë kur bllokoi heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut.
Mendon se të tjerët nuk e dinë se mbrojti veten e tij.
Mendon se të tjerët nuk e dinë se Linda e AKSHI-t nuk është gjë tjetër veçse maska e Lindës së Surrelit.
Dhe e vërteta është se Shqipëria po ndëshkohet pavarësisht nga mashtrimet e tij.
Por një breshëri kushtesh të reja vendosen dhe de facto pas proceseve të mundshme të anëtarësimit të Islandës dhe Norvegjisë, Shqipëria largohet me Edi Ramën me shpejtësi mbrapa nga horizonti.
Dhe ky mendon se çdo gjë do ta kalojë me mashtrimet e tij.
Ky mendon se duke deklaruar se ka më pak korrupsion se ç’kishte bëhet i besueshëm, në një kohë kur të gjithë e kuptojnë se kryehajduti i kombit është vetëm ai.
Del nga salla në sallë me patronazhistët dhe u thotë punët e Shqipërisë.
Unë u them qytetarëve, demokratë, socialistë, pa parti, punët e Edi Ramës janë sarajet e Surrelit.
Punët e Edi Ramës është pallati i Linda Ramës në pajë pa asnjë faturë.
Punët e zeza të Edi Ramës është Porti i Durrësit që shkon disa miliarda.
Punët e zeza të Edi Ramës është Tuneli i Llogarasë.
Punët e zeza të Edi Ramës është autostrada Librazhd-Dragostunjë e shembur sikur t’i kenë hedhur bombën më të madhe që ekziston.
Punët e tij janë rrugët e shembura në të katër anët e vendit.
Punët e tij janë çmimet e dhjetëfishta për një kilometër rrugë të ndara me enturazhin e tij.
Punët e tij janë çmimet.
Zhdukja 100 përqind e investimeve siç është djegësi i Tiranës.
Apo 75 milionë euro vetëm një tender i Linda Ramës për inteligjencën artificiale, në një kohë kur Kina për DeepSeek ka shpenzuar 6 milionë euro.
Dhe Edi Rama për inteligjencën artificiale që nuk ekziston, ka inkasuar 75 milionë euro.
Pra, këta janë punët, dhe qytetarët duhet ta dinë.
Por ai nuk takohet me qytetarët, takohet me patronazhistët, një racë kriminelësh elektoralë, të cilët janë absolutisht, drejtësia për ta nuk vonon dhe do të dënohen, ndëshkohen si kriminelë elektoralë në këtë vend.
Dhe kanë zëvendësuar plotësisht policinë politike të ish-Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhës.
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë tryezës së zhvilluar në Durrës për Portin e ...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, gjatë fjalës së tij u ndal te ajo që e cil&...
Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtar...
Deputeti socialist Erion Braçe tha dje nga parlamenti se një deputet i PS ka detyruar grupin parlamentar të socialistëve të votoj&eum...
Ish kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe tre të dënuar të tjerë kanë bërë rekurs në Gjykat...
Analisti, Mentor Kikia, nuk i sheh Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, si zëra ndryshe në PS. Sipas Kikisë, Braçe nuk ka debatuar...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë ndërsa është...
Kuvendi ka rrëzuar këtë të enjte, në seancë maratonë, kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimor...
Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit u...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe arsyet që mund të qëndrojnë pas mosmiratim...