
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Sipas Berishës, në momentin që Rama largohet nga posti rrezikon shumë vite burg. “Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite”, tha Berisha.
“Në emër të PD ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit. Rama qëndron në pushtet mbi krimin dhe drogën. Në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve. Qëndron në pushtet, i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige ai përfundon, nëse për lubinë i tha 36 vjet burg, ju garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale. Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimumet, por Rama meriton 3 jetë ti kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë”, deklaroi kreu i PD.
Po ashtu, Berisha tha se prej një jave Rama ka në dorë raportin e PS për imunitetin e Ballukut, por nuk po pranon ta dorëzojë në Kuvend.
“Ndaj ai deri në këtë moment që po jap konferencën nuk ka dorëzuar në kryesinë e Parlamentit, raportin e tij për imunitetin e Ballukut, them i tij, sepse ai ka mbi një javë që e ka në dorë. Pra është Rama që bllokon dërgimin e raportit të anëtareve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për tu futur të enjten në axhendën e parlamentit”, u shpreh nder te tjera kreu i PD.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Mars11:45
''Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët''/ Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Balluku mund të helmojë provat
Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPA...
POLITIKE
3 Mars11:41
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! Ja arsyetimet
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndan&e...
POLITIKE
3 Mars11:21
“Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet”/ Zbardhet raporti i plotë i opozitës në Këshillin e Mandateve: U kërcënuan dëshmitarët
Zbardhet raporti i plotë i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ku kërkon heqjen e imunitetit për ish-zv/kryeministren,...
POLITIKE
3 Mars09:59
Zgjati vetëm 30 minuta/ Zbardhen prapaskenat e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së PS
Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste.
Mësohet se gjatë mbledhjes 30-minutëshe në selinë e PS, foku...
POLITIKE
3 Mars07:31
Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodh sot
Pas ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në fo...
POLITIKE
2 Mars22:36
"Plasi sytë" - Debati për grabitjen e pronave në Rrjoll, Agron Shehaj përplaset me Taulant Ballën
Deputeti Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kolegët socialistë lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, ...
POLITIKE
2 Mars21:59
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Ja çfarë na kërkoi
Meri Kumbe, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael ka zbuluar detaje nga mbledhja “online” me kryeministrin Edi Rama.
“Kryeministr...
POLITIKE
2 Mars21:55
Shkullaku: Rama po negocion me kreun e SPAK-ut, kërkon arrest shtëpie për Ballukun për të shmangur 'Ahmetaj 2'
I ftuar në emisionin 'ÇIM PEKA LIVE', gazetari Armand Shkullaku foli mbi zhvillimet e fundit politike dhe krizën e hapur mes Edi Ramës dhe...