Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Nga foltorja e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një "narko-qeveri" dhe përgjegjësen e vetme për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Ai theksoi se ngecja nuk vjen nga opozita apo qytetarët, por nga modeli i korruptuar dhe kriminal i sundimit që qeveris vendin. Blushi akuzoi qeverinë për përhapje korrupsioni në çdo hallkë të shtetit, për shkrirjen e partisë me shtetin dhe për ndërtimin e një "narko-shteti".
Blushi: Forca e Partia e Lirisë, me kontribut të veçantë ndër vite në procesin e integrimit europian, ka qenë dhe mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për përshpejtimin e pandarshëm të këtij procesi dhe, veçanërisht, së fundmi, për rikthimin e vendit në shinat e standarteve demokratike euroatlantike. Diella nuk i mbulon dot të vërtetat që shohin sot të gjithë shqiptarët, dhe as propaganda e diellës se Shqipëria është sot më pranë Europës se kurrë. E vërteta është krejt ndryshe; është kjo e vërtetë që shohin sot të gjithë shqiptarët, të cilët e kuptojnë qartësisht se integrimi europian i vendit nuk është bllokuar prej tyre, nuk është bllokuar nga opozita, por nga kjo narko-qeveri dhe modeli i saj i korruptuar dhe kriminal i sundimit.
Europa nuk na refuzon pse jemi shqiptarë. Europa na refuzon kur sheh korrupsionin në çdo hallkë dhe në çdo zyrë të shtetit; kur nuk garanton dot, si shtet, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut; kur e shkrin partinë me shtetin për të ndërtuar narko-shtetin; dhe kur sheh se ministrat e vendit më të varfër të kontinentit jetojnë në luks, ndërsa populli numëron lekët për bukën e gojës. Europa të refuzon kur sheh përshkallëzim me 11 vende në raportin e Transparency International sa i përket indeksit kundër korrupsionit; kur konstaton kthimin e Kuvendit në një rrobaqepësi të ligjeve me porosi për oligarkë dhe klientë të qeverisë; kur konstaton se tenderat paracaktohen; kur konstaton koncesionet klienteliste; dhe kur konstaton qindra e qindra miliona euro që nuk përfundojnë në shërbime, por në xhepin e kryeministrit, ministrave dhe klientëve të tyre.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve e tha shqip, troç dhe saktë: korrupsioni, mungesa e transparencës dhe kapja e institucioneve janë pengesë serioze për ekonominë dhe investimet në Shqipëri. Kur partnerët strategjikë flasin qartë, atëherë nuk kemi të bëjmë me perceptim, por me një alarm ndërkombëtar për mënyrën se si sot po qeveriset vendi.
Edi Rama e ka kthyer shtetin në pronë private. Ministritë janë kthyer në zyra tenderash dhe qokash klienteliste. Paratë e qytetarëve më të varfër të kontinentit janë kthyer në luks për pushtetarët. Simboli më i qartë i kësaj arrogance është pikërisht mënyra se si menaxhohen sot sektorët strategjikë të vendit. Kur partnerët tanë shohin se si zyrtarë të lartë të qeverisë, si Belinda Balluku, nuk përmenden më vetëm në debatin e përditshëm politik, por janë kthyer sot në simbole të një pushteti që është mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi qytetarët, kuptohet qartësisht problemi.
Europa nuk po na pengon. Është Edi Rama ai që po pengon Europën në Shqipëri. Integrimi nuk bllokohet nga fjalët. Integrimin e bllokon korrupsioni. Ndaj sot Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një ndryshim të madh moral dhe politik, për institucione që garantojnë votën e lirë dhe barazinë para ligjit, dhe ka nevojë për shpresë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, akuzoi qeverinë se projekti “Durrës Marina” po shfaq probleme serioze teknike dhe kër...
Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ndërsa po ko...
Nuk kanë munguar sërish replikat mes ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, pas një...
Seanca parlamentare e dedikuar procesit të integrimit evropian u shndërrua në një arenë përplasjesh të ashpra politike, ku op...
Ne oborrin e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi: "Këta individë nuk kanë asnjë interes absolutisht në procesin e integrimi...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur për procesin e integrimit në Kuvend tha se opozita e ka treguar qëndrimin e saj pro an&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion, varfë...
Ulsi Manja ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, me pretendimin se iu përmend emri pre...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar që ndërkohë që në sencë plenare po diskutohet në lidhje ...
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka qenë i ashpër në Kuvend, ku kërkoi transparencë për raportin e IBAR-it, ndërsa poho...