The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Përplasjet e forta dhe tensionet mes ligjvënësve në sallën e Parlamentit kanë sjellë një reagim të ashpër nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, situata politike në vend nuk mund të marrë zgjidhje për sa kohë Rama vijon të qëndrojë në pushtet. Blushi akuzon kreun e qeverisë se po përdor përshkallëzimin e tensioneve si një mënyrë për të zgjatur qëndrimin e tij në detyrë dhe për të shmangur një zgjidhje të krizës. Ai u bën thirrje socialistëve të distancohen nga kryeministri dhe të vendosin nëse do të kontribuojnë për daljen nga ngërçi politik apo do të vijojnë të mbajnë përgjegjësi për mbështetjen e tij.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, deputeti rendit edhe katër kërkesat e Partisë së Lirisë: largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë, rikthimin e dispozitave kushtetuese të ndryshuara në vitin 2008, ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet parlamentare dhe kalimin te zgjedhja e Presidentit të Republikës me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Postimi:
Sot, Kuvendi i Shqipërisë duhej të mblidhej në një seancë të jashtëzakonshme për t’i ofruar vendit një zgjidhje të shpejtë, konkrete, të qartë dhe afatgjatë për daljen nga kriza e rëndë politike, institucionale dhe shoqërore, e shkaktuar nga Edi Rama dhe keqqeverisja e tij.
Por, në vend që të përballej me përgjegjësitë kushtetuese dhe politike, Kuvendi u kthye sërish në skenën e shmangies, provokimeve, dhunës dhe zvarritjes së zgjidhjes.
Shtyrja e seancës dhe ndërprerja e nxituar e punimeve, në një klimë të tensionuar dhe përplasjesh fizike mes deputetëve, nuk e zgjidhin krizën, por e thellojnë atë.
Duhet ta themi qartë: Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës.
Kriza permanente është instrumenti i tij për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe me çdo kusht.
Ai kërkon të fitojë kohë, të lodhë shqiptarët, të provokojë përplasje dhe të mbajë gjallë një klimë dhune dhe tensioni të vazhdueshëm, duke e shtyrë sa më larg llogaridhënien dhe përballjen me hajdutëritë, krimet dhe përgjegjësitë e veta shumë të rënda penale.
Sa më shumë zvarritet zgjidhja, aq më shumë zgjatet jeta e regjimit.
Frika, dhuna dhe gjaku janë adrenalinë dhe oksigjen për çdo diktaturë.
Zvarritja e zgjidhjes e lë dhunën shtetërore si instrumentin e vetëm të një regjimi që nuk dëshiron dhe nuk di të qeverisë ndryshe.
Shqipëria ka sot nevojë ulëritëse për një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe afatgjatë, që i jep fund krizës, garanton votën e lirë, rikthen funksionimin demokratik të institucioneve dhe ia kthen sovranitetin qytetarëve.
Kjo kërkon përgjegjësi politike, vullnet të palëkundur dhe, mbi të gjitha, largimin e panegociueshëm të Edi Ramës, si kusht themelor për t’i hapur vendit rrugën drejt ndryshimit.
Këtë të vërtetë duhet ta kuptojë, sa më parë, edhe Partia Socialiste. Ajo duhet të zgjedhë nëse do të bëhet pjesë e zgjidhjes politike për Shqipërinë apo do të vazhdojë të mbetet peng i Edi Ramës dhe i “çunave të IKMT-së”, që me maska dhe shkopinj bejsbolli kanë zëvendësuar institucionet shtetërore dhe e kanë kthyer dhunën në instrument qeverisje.
Me maska dhe shkopinj nuk ka dialog.
Me kërcënime nuk ndërtohet kompromis.
Dhe dhuna nuk mund të barazohet kurrë me demokracinë.
Edi Rama nuk mund të jetë njëkohësisht shkaku i krizës dhe të pretendojë të jetë faktori që e zgjidh atë.
Përgjegjësia për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje kërkon që politika të marrë në dorë fatet e vendit, përmes një zgjidhjeje që buron nga Kuvendi dhe vendos interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër.
Kjo zgjidhje mbështetet në katër kushte themelore:
Këto nuk janë kërkesa për të ushqyer konfliktin, por kushte për t’i dhënë fund atij.
Nuk janë formula për ta zgjatur krizën, por një rrugë konkrete për të rikthyer lirinë, demokracinë, sovranitetin popullor, besimin te institucionet dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.
Partia Socialiste duhet të zgjedhë. Të bëhet pjesë e zgjidhjes politike në interes vetëm të Shqipërisë apo të vazhdojë të mbetet peng i “çunave të IKMT-së” me shkopinj besjbolli.
Historia nuk do ta gjykojë nga sa gjatë e mbrojti Edi Ramën, por nga përgjegjësia që tregoi ndaj interesit kombëtar dhe Shqipërisë në momentet më kritike të saj.
Zgjidhja është ofruar nga Partia e Lirisë. Janë vetëm katër hapa themelorë për t’i hapur vendit një rrugë të re.
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje, jo për gjak. Për demokraci, jo për diktat. Për ndryshim, jo për një regjim që ushqehet nga kriza për të shtyrë fundin e vet dhe të pashmangshëm politik.
Për këtë zgjidhje duhet të investohemi të gjithë. Pa hezitim!
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë që po zhvillohen në Shqipëri, duke i bërë thir...
Imazhet e ditëve të fundit nga protestat në Tiranë, por edhe ato në Paris, Milano apo Bruksel, kanë shfaqur skena gati identike: t...
Gazetari Bledian Koka shprehet se për dhunën brutale të policisë ndaj studentëve protestues reaguan senatorë dhe kongresmenë ...
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Dënoj me forcë sulmin e Taulant Ballës, avokatit të Suel Çe...
Pas protestës së sotme para Parlamentit, studentët kanë thirrur një protestë kombëtare ditën e shtunë, më 24 t...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin lëvizjet për largimin e drejtuesve të institucioneve që ...
Edi Rama dhe qeveria e tij ndodhen në mes protestave të mëdha të studentëve dhe të rinjve si dhe akuzave nga të gjitha an&e...
Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj shprehet se akuzat për Belinda Ballukun tashmë janë të shumta dhe përfshijnë ...
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet nesër, më 23 tetor, për të shqyrtuar kërke...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për kërkesën e grupit të PS për përjashtimin e 20 deputet...