Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet nesër, më 23 tetor, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin nga seancat plenare të 20 deputetëve të Partisë Demokratike.
Mbledhja është njoftuar të zhvillohet në orën 10:00 dhe, ndryshe nga mbledhjet me prani fizike, këtë herë do të mbahet online, përmes platformës Zoom.
Vendimi për zhvillimin e mbledhjes në distancë vjen në një kohë kur Tirana dhe qytete të tjera të vendit po përballen me protesta masive të studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Kërkesa për masa disiplinore është paraqitur gjatë ditës së sotme nga një grup deputetësh socialistë, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara në Kuvend.
Konkretisht, PS kërkon përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve demokratë: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi. Ndërkohë, për 14 deputetë të tjerë të opozitës kërkohet përjashtimi për 10 ditë.
Në njoftimin e dërguar anëtarëve të Sekretariatit nga Shërbimi i Seancës Plenare, bëhet e ditur se rendi i ditës do të ketë vetëm shqyrtimin e kërkesës së socialistëve për marrjen e masave disiplinore.
“Të nderuar anëtarë të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, bëj me dije se ditën e nesërme, e premte, datë 23 tetor 2026, ora 10:00, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me shqyrtimin e kërkesës të një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrje mase disiplinore”, thuhet në njoftim.
Në fund të komunikimit, të firmosur nga përfaqësuesja e Shërbimit të Seancës Plenare, konfirmohet se mbledhja do të zhvillohet online dhe anëtarëve u është përcjellë linku për pjesëmarrje.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Tetor16:58
Përjashtimi 20 deputetëve demokratë, Bardhi: PS po tregon frikë nga qytetarët dhe opozita
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për kërkesën e grupit të PS për përjashtimin e 20 deputet...
POLITIKE
22 Tetor16:31
Rama krahasoi protestat në Shqipëri me ato në BE, Koçeku: Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, jo gënjeshtare
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes së cilës ai kr...
POLITIKE
22 Tetor16:21
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP
Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar pranë Agjencisë së Mbik&...
POLITIKE
22 Tetor16:15
Revolta studentore/ Takimi i Begajt me ambasadorët dhe ish-Presidentët, Bamir Topi zbulon detajet
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka folur për takimin e zhvilluar disa ditë më parë me Presidentin Bajram Begaj, ku, sipas rapor...
POLITIKE
22 Tetor16:06
Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave student...
POLITIKE
22 Tetor15:57
Sherri në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD
Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 20 deputetëve të Partisë Demokratike nga punimet e Kuvendit, pas sherrit të së enjtes...
POLITIKE
22 Tetor14:27
Vuçiç këshillon Ramën si të shtypë revoltën studentore: Je treguar i butë me protestuesit, tani rrezikon...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
POLITIKE
22 Tetor14:02
IDC-CDI thirrje Ramës: Hetim për dhunën ndaj studentëve, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira
Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI) ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e protestave studento...
POLITIKE
22 Tetor13:33
Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
POLITIKE
22 Tetor13:21
Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...