Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se opozita nuk do të qëndrojë më pasive përballë dhunës institucionale, duke paralajmëruar reagime të forta e proporcionale si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit.
“Mendoj që gandizmi nuk vlen. Koha e durimit ka mbaruar,” – u shpreh Boçi në intervistën për SYRI TV.
Ai kritikoi ashpër drejtuesit e policisë, duke i cilësuar si “njerëz pa vlera njerëzore dhe me lidhje me botën e krimit”. Sipas tij, strategjia e kryeministrit Edi Rama për të provokuar opozitën drejt akteve ekstreme “do të kthehet kundër tij vetë”.
Boçi theksoi se çdo akt agresiviteti, bllokim apo heqje e së drejtës ndaj opozitës “do të marrë përgjigjen e merituar”.
“Ne nuk jemi manekin aty, as brenda parlamentit, as jashtë parlamentit… Çdo agresivitet duhet të marrë përgjigjen e merituar,” – nënvizoi ai.
Deputeti demokrat shtoi se pritja për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar po vonon realizimin e qëllimeve të opozitës dhe se koha kërkon sakrificë politike për të arritur zgjedhje të lira e të ndershme.
‘Për mendimin tim, jo vetëm në cilësinë e deputetit, edhe në parametrin njerëzor, parametrin çka përfaqësoi si individ, por dhe politik, reagimi duhet të jetë proporcional. Nuk duhet të hezitojmë. Thashë, ka kurthe, ka forma të pista politika që të shtyn drejt tyre dhe t’i keqinterpreton.
Por unë mendoj që gandizmi nuk vlen. Mendoj që të presësh që do reagojnë ndërkombëtarët e famshëm, disa prej tyre, se disa janë në linjën e punës së drejtë, mendoj unë.
Kjo e vonon realizimin e atyre qëllimeve që ka opozita. Unë mendoj që gjithçka duhet të jetë proporcionale, por kjo kërkon sakrificë, sigurisht, politike në radhë të parë.
Dhe mendoj që kjo lloj mënyre sjellje duhet të jetë proporcionale në kuvend, proporcionale dhe jashtë kuvendit. Nuk mund të kemi diferenca. Nuk mund të rrimë ne në pozicionin dhe të themi vazhdimisht na dhunojnë ne policia me servilët, me banditët, ne e dimë shumë mirë çfarë përbërje ka policia.” tha Boçi ndër të tjera.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
18 Prill17:40
Avokati Gjokutaj: Rama çarmatosi oficerët e BKH dhe nuk i lejoi në Kryeministri
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama përbën një dëshmitar kyç në çështjen “Partizani&rd...
POLITIKE
18 Prill15:46
U dhunua në protestën e PD/ Kalaja: Kam parë policë duke u zgërdhirë aty, që i fusnin këta sikur ishin të sëmurë
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aulon Kalaja ka folur rreth protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para kryeministris&...
POLITIKE
18 Prill12:57
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Bashkia Gjirokastër ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet që po qarkullojnë gjatë 24 or&eum...
POLITIKE
18 Prill12:36
Berisha: Uragani i djeshëm i kalli datën Ramës!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e cilësoi protestë...
POLITIKE
18 Prill12:27
Denoncimi i Berishës: Në komisariate po torturohen personat e ndaluar! Policia e parë në botë që përdori sprajin e ariut kundër qytetarëve
Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar dhunën që sipas tij, ushtroi policia ndaj protestuesve. Ai tha se goditja m...
POLITIKE
18 Prill11:49
Meta: Pyetja kyç për aferën e CEZ-it: Ç’bëhet me padinë zyrtare të KLSH kundër Edi Ramës për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it?
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në vijim të intervistës ekskluzive për Syri.net ndalet te procesi gjyqësor nd...
POLITIKE
18 Prill11:26
Protesta/ Televizioni publik austriak: Kërkohet largimi i Ramës, korrupsioni dhe krimi po pengojnë integrimin
Në Shqipëri u shënuan përplasje gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Opozita kërk...
POLITIKE
18 Prill11:17
Kallëzuesit 'Nesti dhe Nasta' të Veliaj, Meta: Rama ka ruajtur 'barazinë gjinore' edhe në procesin e kallëzimit të 'shokëve'
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për Syri.net komenton zhvillimet më të fund...
POLITIKE
18 Prill10:13
“Biznes me krizën e naftës”, Tabaku: Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e çmimit të karburanteve, duke theksu...
POLITIKE
18 Prill10:03
Ambasadori i Indisë: Jemi popull punëtor, do të vijnë me tepër indianë në Shqipëri
Shqipëria vend ideal për puntorët indianë. Kështu tha në një deklaratë për mediat ambasadori i Indisë në ...