
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integrimin në Unionin evropian, gjë që sipas tij, e bën këtë gjë vetëm për të mbrojtur krimet e tij dhe pasuritë e vjedhura.
Berisha theksoi se asnjë nga ndërkombëtarët nuk do të vijë ta nxjerrin për leckash nga zyra, por se kjo është misioni i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.
“Fati juaj është vetëm në duart tuaja. Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm vjedhin dhe poshtërojnë shqiptarët.
Është sot më imperativë se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, e lirive të tyre dhe vendit të tyre. Edi Rama ndërhyrjes apo kërkesave të fuqishme nga partnerët tanë më kryesorë, nga KE, për të mos penguar drejtësinë iu përgjigj me artikullin e hapur të firmosur së bashku me vëllaun e tij Vuçiç, duke iu thënë evropianëve se nuk kemi nevojë për integrimin. Arrin gjer në këtë akt, vetëm për të mbrojtur krimet dhe pasurinë e tij të krimit.
Por Edi Rama është kryeministër, ka edhe një rreth që janë anëtarë të organizatës së tij kriminale, por shqiptarët nuk do të lejojnë që fati i tyre të shkelmohet edhe kësaj here siç u shkelmua nga Enver Hoxha për 26 vite.
Ndaj edhe ftesa ime për mbarë qytetarët, ditën që do të paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur kushtetutën, dinjitetin kombëtar dhe shtetin e së drejtës. Me vendimin e tij, de facto Edi Rama asgjëson drejtësinë.
Askush nuk do vijë ta heqë atë për leckash nga zyra e kryeministrit, është misioni ynë që të mos pranojmë të mbyllen dyert e Evropës nga një kryehajdut i kombit në historik, nga një armik i shqiptarëve. Ndaj edhe sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku.”, theksoi Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Mars13:10
A do të ngujohen në Parlament nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut? Berisha: Nuk përjashtohet asgjë! Deputetët kanë shprehur vendosmërinë
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e tij për mediat nga selia blu se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmë...
POLITIKE
3 Mars13:06
'Çdo vonesë është rrezik për jetën', PL ngre alarmin: Shëndetësia në kolaps, pacientët po lihen pa trajtim
Zëvendëspresidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat u shpreh se sistemi shëndetësor ...
POLITIKE
3 Mars13:03
Berisha: Vetëm me Portin e Durrësit rrezikon 60 vite burg! Prej një jave ka në dorë raportin për Ballukun, nuk e dorëzon në Kuvend!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
N...
POLITIKE
3 Mars11:45
''Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët''/ Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Balluku mund të helmojë provat
Në raportin e Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPA...
POLITIKE
3 Mars11:41
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! Ja arsyetimet
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndan&e...
POLITIKE
3 Mars11:21
“Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet”/ Zbardhet raporti i plotë i opozitës në Këshillin e Mandateve: U kërcënuan dëshmitarët
Zbardhet raporti i plotë i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ku kërkon heqjen e imunitetit për ish-zv/kryeministren,...
POLITIKE
3 Mars09:59
Zgjati vetëm 30 minuta/ Zbardhen prapaskenat e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së PS
Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste.
Mësohet se gjatë mbledhjes 30-minutëshe në selinë e PS, foku...
POLITIKE
3 Mars07:31
Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodh sot
Pas ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në fo...