POLITIKE

Denoncimi/ Berisha: Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit mori 60 mln euro tendera

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 18:49
Denoncimi/ Berisha: Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet

Nga Rrësheni në kuadër të takimeve me demokratë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun ndërsa shton se motrat e deputetit socialist, Tërmet Peçi ka marrë 60 mln euro tendera. Sipas Berishës, kjo shumë nuk është dhenë për krejt bashkitë e veriut.

Berisha:

Demokrate dhe demokratë, mirditore dhe mirditorë, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kudo që jeni sot në këtë sallë, familjet tuaja, Shqipëri dhe botë.

I dashur kryetar i bashkisë, kryetar i partisë, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, deputetë, miq të mi.

Vij tek ju me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes të përulem para jush, mençurisë tuaj, dinjitetin tuaj.

Ju jeni shembulli i guximit të njeriut, për tu ndarë nga e keqja. I mençurisë së njeriut për ti dhënë atë që meriton të keqen, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira, të një diskriminimi ekstrem, të një propagande mashtruese që barazohet me atë të viteve të zeza të regjimit komunist, përsëri drita e të vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar me votën tuaj, këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin.

Votuat në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare, kandidatët e PD.

Pikërisht për këtë arsye, unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me Foltoren e 2-të, e cila dua të them këtu se është foltorja e jetës time.

Është foltorja e jetës time, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë.

Nëqoftëse me foltoren e parë ne së bashku dhe se harroj kurrë pritjen tuaj unë, ne shpëtuam PD-në, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me kallp opozitë.

Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar, e një armiku të familjes shqiptare, e një armiku të egër të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama.

Po miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, një ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama.

Mbyllni për një moment sytë dhe kujtoni fshatrat e bukur të Mirditës, ku janë njerëzit, ku janë nxënësit, ku janë fëmijët.

Pra, po si kjo është e gjithë Shqipëria. Pra në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë.

Sot ne kemi atë shtesë popullate, që kishim kur ishim gjithsej 700 mijë vetë, 100 vite më parë.

Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit.

Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050.

Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë ndonjëherë tjetër.

Por unë jam këtu, do të them, Enver Hoxha për shkak të burrërisë, qëndresës, heroizmit antikomunist të mirditorëve, pushkatoi, ekzekutoi, burgosi qindra e mijëra mirditorë.

Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë.

Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera.

Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi.

14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara.

Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera.

Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen. Pse e them në gen, sepse Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun. E konsideronte zonë armike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?