“Deputetët e krimit nuk na përfaqësojnë”, Vatnikaj: 3 protestues u shoqëruan sot para Kuvendit, policia t’i lirojë

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj përpara Kryeministrisë tha se deputetët e ministrat nuk përfaqësojnë shqiptarët, por krimin e organizuar.
Vatnikaj theksoi se tre protestues janë shoqëruar sot përpara parlamentit.
Ajo i bëri thirrje policisë, që të lirojë protestuesit.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Jemi këtu përballë Kryeministrisë në ditën e 128, sepse kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë kabinetit qeveritar, që është zhytur në krim dhe korrupsion.
Edhe sot disa protestues ishin mbledhur para Kuvendit dhe për t’ju thënë deputetëve, ministrave dhe kryeministrit Rama se përfaqësojnë interesat e krimit të organizuar.
Tre protestues janë shoqëruar në komisariat sot.
Këta janë me kriminelin Ergys Agasin, që emëronte shefat e komisariateve. I bëj thirrje policisë që të lirojë protestuesit që protestuan para Kuvendit.
Ne sot jemi kundër korrupsionit të Ergys Agasit, të Belinda Ballukut dhe gjithë skemës kriminale në pushtet.
Lexo edhe
POLITIKE
“Kujt i thua të qelbur?”/ Përplasje e fortë te Ligjet pas deklaratës së Olsi Komicit

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë: Qeveri e drogës!

Berisha: Ne e ndërtuam dixhitalizimin për qytetarin, Rama e AKSHI e kthyen në skandal

Korreshi ironizon “Praninë Besnike” të qeverisë: E-Albania ka 6 ditë vjen ‘viu-viu’, AKSHI i rruajti lekët

‘Genocidi i parasë publike s’bëhet pa firmën e Ramës’, Çollaku: KAYO s’mbyllet pa shkuar te kryeministri





