“Nuk do t’i takosh fëmijët e mi”, letra që trondit marrëdhënien familjare të Meghan Markle
Meghan Markle raportohet se i ka dërguar babait të saj, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, ku i ka bërë ...
Meghan Markle raportohet se i ka dërguar babait të saj, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, ku i ka bërë ...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.
Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.
Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.
Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.
Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana.
Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.
Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.
Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.
Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.
Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike si &ldq...
Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Policinë e Shtetit për dhunën e ushtruar, por edhe për mashtrimin se pati efektivë të...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për gazetarët, ku denoncoi dhunën barbare dhe agre...
Sipas Berishës, kjo protestë kishte një risi të veçantë, pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët a...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për mediat ku komentoi protestën e zhvilluar një ditë...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, të bëra për prortestën kombëtare...
Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi...
Kreu i PD, Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga protesta e djeshme e opozitës para Kryeministrisë. Berisha e cilësoi t...
Deputeti i PD, Blendi Himçi i ftuar ditën e sotme në një lidhje live për Syri Televizon ka paralajmëruar një pë...
Gazetari Flavio Qarrri në një prononcim në rrjetet sociale shkruan se reagimi i Ramës ndaj protestës së qytetarëve nuk...