Enveri përfundoi në Dullë dhe Rama në Ramzi, fundi i njëjtë mbetet!

Enveri përfundoi në Dullë dhe Rama në Ramzi, fundi i njëjtë mbetet!
Asnjë shqiptar nuk mund të harrojë që gjatë diktaturës shqiptarët i vunë Enver Hoxhës nofkën Dulla.
Qytetarët, kur flisnin me njëri-tjetrin, përdornin emrin "Dulla" si një emër të koduar satirik ose përçmues për ta tallur atë dhe për të anashkaluar survejimin brutal dhe mizor të Sigurimit të Shtetit.
E quanin "Dulla" si një formë rezistence në një kohë kur të folurit kundër udhëheqjes ose regjimit të urryer komunist mund të shkaktonte burgosje të rëndë politike ose internim të gjithë familjes.
Fundi i Dullës ishte ai që shqiptarët vendosën në fund të viteve '90 dhe që solli pluralizmin.
Ndërsa sot një Dullë i ri, qesharak, i paditur, primitiv dhe ordiner po tenton të shfaqet dhe ky është Edi Rama ose, shkurt, Ramzi.
E kanë pagëzuar Ramzi, sepse sjellja, portreti dhe veprimet e tij ngjallin vetëm zi.
I trashë në çdo sjellje, Ramzi ka shndërruar politikën dhe detyrën e misionin e saj në një pazar fshati, ku blen e shet çdo gjë, ku parimet, morali dhe ligji nuk ekzistojnë.
Për Ramzin blerja dhe vetëm blerja ekziston dhe në imagjinatën e tij e gjithë shteti dhe shoqëria është një pazar i madh i gjësë së gjallë, ku kryeshitblerësi është vetë Ramzi.
E gjithë kjo shpjegon zvarritjen e neveritshme të Ramzit dhe ecjen këmbadoras të tij nëpër baltovinën e korrupsionit shtetëror dhe moralit më të turpshëm që ky vend ka parë.
Për Ramzin koha për t'u shporrur ka ardhur me kohë e me vakt, por, si të gjithë ata që kanë vetëm diktaturën në kokë si qëllim dhe objektiv të jetës së tyre, largimi është një version i pamundur.
Statujën e Dullës në mes të sheshit qytetarët e bënë copa-copa, së bashku me të edhe të gjithë regjimin gjakatar që ai ngriti.
Ndërsa sot Ramzi, kjo fytyrë e urryer, e bezdisur dhe e pështirë për shqiptarët, nuk po largohet, por po zhgarravitet nëpër shesh, duke u përpjekur të shpikë fije bari për t'u kapur.
Ramzi po bën gjithçka për të ikur në mënyrën më të turpshme, sepse mënyrë dinjitoze sigurisht që ai nuk njeh.
Ramzi nuk rri dot më në pushtet, se ju ka dalë tepër të gjithëve, megjithatë ai zvarritet pas brekëve të banditëve dhe narkotrafikantëve, me shpresë se do të shtyjë ca kohë, ca minuta, ca sekonda.
E sigurt në mënyrë absolute është që, ashtu si Dulla dhe Ramzi, fundin e kanë njëlloj dhe të pashmangshëm, ashtu si edhe turpin e përjetshëm për atë që i bënë këtij vendi.
Dulla ishte pak më me fat, se vdiq pak përpara se të shihte fundin e tmerrshëm, ndërsa Ramzi jo, nuk e pati këtë fat, ndaj e ardhmja e këtij të fundit duket të jetë shumë më e keqe.
Po Ramzi, fundin e tij mizabel e zgjodhi vetë, ndaj le ta gëzojë.....!
Lexo edhe
POLITIKE
Fjalimi në OKB/ Këlliçi: Rama akuzoi shqiptarët për antisemitizëm - do mbahet mend se ktheu Shqipërinë në narkoshtet

Stadiumi jehoi me thirrje kundër Ramës, Bardhi: Në Shqipëri, diasporë, sheshe e shkolla ka vetëm një thirrje, shporru!

Ish zv.ministri i Arsimit: Rama nuk u pranua në takimet e nivelit të lartë në New York

Kush e përzgjodhi dhe verifikoi Vlora Hysenin? Ish-ministrja socialiste, Meksi, reagon për skandalin e SHISH

Thirrja “urgjente”/ Rama mesazh shqiptareve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet





