Gysi dhe Vlora detyrojnë Ramën të sulmojë median dhe drejtësinë
Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni duke e cilësuar situatën si...
Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni duke e cilësuar situatën si...
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një hoteli në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shkaktuar panik te ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë n...
Miqtë e mi, Ju ftoj të ndiqni një pjesë të fjalimit të Edi Ramës në OKB. Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama ...
Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë solli jo vetëm entuziazëm dhe gëzim te tifozët, por u përcollën edhe mesaz...
Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa ndaj ...
Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama me institucionet e Dre...
Sokol Bibaj, i njohur me nofkat “Gus”, “Gusti” dhe “Pitbull”, është një prej personave të shpallur n&eum...
Një automjet luksoz tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, është sekuestruar në Fier pasi nga verifikimet e policisë...
Popullsia e Shqipërisë po bëhet gradualisht më e moshuar, dhe të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se kjo prirje...

Miqtë e mi,
Ju ftoj të ndiqni një pjesë të fjalimit të Edi Ramës në OKB.
Këtë fjalë zgjodhi Edi Rama të marrë me vete në OKB nga protesta e shqiptarëve kundër qeverisë së tij kriminale. E bëri në emër të një populli që ka një nga historitë më të jashtëzakonshme të besës në Europë, atë me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në kohën kur Europa i dorëzonte hebrenjtë te nazistët, shqiptarët i strehonin bujarisht në shtëpi me rrezikun mbi krye. U jepnin emra shqiptarë, dokumente, bukë, çati dhe mbi të gjitha, mbrojtje. Shqipëria doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa kishte në fillim të saj.
Tetëdhjetë vjet më vonë, kryeministri i tyre nuk eksporton nga Shqipëria në OKB këtë testament moral e fisnik, por plas publikisht syshqyer përdorimin e njërës prej fjalëve më të rënda të historisë njerëzore si kundërpeshë ndaj një revolte që kërkon prej 120 ditësh largimin e tij.
Tmerri i Holokaustit nuk mund të përdoret kaq pafytyrësisht nga departamenti i komunikimit të Kryeministrisë për të çfokusuar vëmendjen nga skandalet e narkoshtetit të vetëm në Europë, baba themelues i të cilit është vetë Edi Rama.
I damkosur, por pa cipë, nga foltorja e OKB-së i shpjegonte botës se si prodhohet manipulimi me Inteligjencë Artificiale, si ngarkohet me emocion, personalizohet, shumëfishohet dhe, në fund paketohet si realitet. Dhe mizorisht për ta shitur këtë mall që e njeh mirë, akuzoi publikisht popullin e tij. E padëgjuar më parë. Nuk ka guxuar ta bëjë këtë asnjë kryeministër në Europë, madje as nga vende ku ka popullsi emigrante dhe të integruar me ndjenja të theksuara anti izraelite.
Shqiptarët nuk kanë nevojë t’i japin askujt çertifikatë pafajësie për antisemitizëm. Ama kryeministri duhet t’u përgjigjet shqiptarëve së pari se çfarë halli madhor po e detyron të lidhë Revolucionin e Flamingove, një protestë qytetare që lindi nga kundërshtimi ndaj një projekti në Zvërnec dhe u zgjerua në një revoltë kundër narko qeverisjes së tij me teza të rrezikshme antisemitizmi.
Kryeministri duhet t’u përgjigjet sidomos shqiptarëve edhe për një episod të pazbardhur.
Gjatë protestave, një vajzë e maskuar hoqi dhe grisi një flamur izraelit pranë Ambasadës së Izraelit. Por më pas vajza u zhduk nga historia.
A u mor në pyetje? A kishte lidhje me protestuesit? A veproi e vetme?
Meqë kryeministri “u mundua” gjer në OKB të fajësonte popullin e tij për antisemitizëm, pse nuk e shndërroi në proces madhor brenda vendit këtë çështje gjer në zbardhjen e plotë të saj?
Ka Policinë e Shtetit, struktura hetimore, shërbime inteligjence, ka kamera kudo, të infiltruar, sistem sigurie rreth përfaqësive diplomatike. Pse nuk ia dogji shpirtin kjo shprehje flagrante antisemite? Pse nuk e zbuloi kurrë shteti i tij se kush ishte kjo vajzë që tentoi të ushqejë narrativën që vetë Rama përdori në foltoren e OKB-së?
Sa karagjoz ngjan kur pretendon se ka kuptuar mekanizmin e një operacioni kompleks të manipulimit digjital, mënyrën se si algoritmet depërtuan në “botët emocionale” të qytetarëve dhe transformuan një gënjeshtër në realitet politik, por identitetin e një vajze përpara një ambasade rrethuar me qindra kamera, polici, agjentë nuk e dimë ende!
Ja pse sot ngjan edhe më i mjerë e i përmjerë teksa përpëlitesh duke përdorur reputacionin moral të popullit si mburojë politike për namin e zi të pushtetit tënd të diskretituar ndërkombëtarisht.
Edi Rama do të mbahet mënd gjatë në memorien tonë si Kryeministri që kriminalizoi ekonominë, shpopulloi vendin, vrau arsimin, transformoi spitalet në kampe përqëndimi.
Ndërsa në historinë e këtij vendi do të mbetet se shqiptarët, në orën më të errët të Europës, u hapën derën hebrenjve kur kjo mund t’u kushtonte jetën. Ndërsa Rama do të mbahet mend si kryeministri që shndërroi Shqipërinë në narkoshtet e për të shpëtuar pushtetin e tij, guxoi ndyrësisht t’i linte një populli të tërë njollën e antisemitizmit.
Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë solli jo vetëm entuziazëm dhe gëzim te tifozët, por u përcollën edhe mesaz...
Ish-zv.ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, gjatë zhvillimit të punimeve t&...
Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit. Meksi ...
Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga sall...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me diasporën shqiptare në Nju-Jork, foli për një ndryshim në marrëdhënien mes ...
Prokurori i dosjes së AKSHI-t, Altin Dumani është në një konflikt me një prokuror të SPAK për llogari të dosjes s&e...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur nisjen e mbledhjes së...
Aktivistja Arvina Lleshi ka ‘shenjëstraur’ sërish deputetin e PS, Erion Braçe, teksa tanimë socialistët janë v&eum...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka surprizuar me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Tahiri shkruan:...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, arrestimin e ish-drejtores së SHI...