POLITIKE

"Fermerët në krizë ekzistenciale", Panariti: Takimi me ministrat? Premtime boshe

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 17:54
"Fermerët në krizë ekzistenciale", Panariti: Takimi me

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë për SYRI TV,e përshkruan rezultatin e takimit të blegtorëve me ministrat si një premtim bosh, duke theksuar se qeveria nuk ofroi asnjë propozim real, por vetëm një shtyrje të diskutimit për në shtator. Sipas Panaritit, qeveria nuk mori asnjë angazhim për të adresuar kërkesat urgjente të fermerëve, të cilët ndodhen në një krizë ekzistenciale.

“Të caktosh një afat në shtator për rishikimin e buxhetit nuk është propozim,” u shpreh ai, duke e cilësuar takimin si një “dekor ministerial” ku ministri i Financave ishte i pranishëm, por “nuk e hapi çantën” për të ofruar fonde.

Kërkesat e blegtorëve ishin të qarta dhe të mirëpërcaktuara: rritja e subvencionit për krerë lope nga 120 në 200 euro, heqja e tavaneve kufizuese dhe ofrimi i naftës pa taksa për bujqësinë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk u mor parasysh. Panariti thekson se këto masa janë jetike, pasi blegtoria shqiptare është e nënfinancuar dhe e penalizuar në krahasim me vendet e rajonit, të cilat përfitojnë edhe nga fondet IPARD. Kriza në sektor është thelluar nga kostot stratosferike të prodhimit. Çmimi i koncentratit dhe i ushqimeve të tjera për bagëtinë i ka bërë fermat shqiptare jo konkurruese.

 

Sipas ish-ministrit, qumështi i prodhuar në vend ka një kosto të paktën 40% më të lartë se ai i importit, i cili hyn në tregun shqiptar i subvencionuar nga vendet e origjinës. “Pjesa më e madhe e fermerëve nuk do kenë më leverdi të merren me blegtori,” paralajmëroi ai, duke shtuar se kjo konkurrencë e pandershme nga importet e subvencionuara shkel edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Justifikimi i qeverisë se masat kufizohen për shkak të luftës në Ukrainë hidhet poshtë nga Panariti. Ai argumenton se në situata emergjence duhet bërë më shumë, jo më pak, duke sjellë si shembull vendet fqinje që kanë miratuar paketa shtesë pikërisht për të përballuar krizën. 

Panariti:

Unë nuk mendoj se qeveria bëri ndonjë propozim. Të caktojë një afat shtatori për rishikimin e buxhetit nuk bën një premtim. Dhe propozim nuk pati. Aty pati një dekor ministerial për t'i dhënë peshë ndoshta takimit, ku ishte dhe ministri i Financave, i cili presupozohej të kishte dhe çantën me buxhetin, por që në fakt nuk e hapi çantën dhe nuk nxori asnjë fond për të plotësuar kërkesat që i paraqitën ë, grupi i fermerëve, të cilët ishin shumë ë, të sakta dhe të mirëpërcaktuara. Pra, kërkohej që subvencioni për lopë të shkonte nga 120 euro në 200 euro, që është plotësisht i justifikueshëm, duke pasur parasysh që, blegtoria në Shqipëri, përveç që është e nënfinancuar, është e penalizuar edhe nga fondet e IPARD-it, gjë që tek vendet fqinjë funksionojnë dhe e ndihmojnë blegtorinë për të përfituar krahas fondeve të buxhetit të shtetit.

Pra, nuk u, nuk u përcaktua asgjë. U, u bë një kërkesë që të hiqen tavanet, as ajo nuk u mor parasysh. Dhe ajo që ishte më thelbësore, që ishte , nafta pa taksa, edhe ajo, nuk u mor parasysh. Pra, u la shtatori , për një rishikim të buxhetit, që normalisht ndodh edhe pa, pa u bërë ky takim. por nëse do të ketë një reflektim deri në shtator, nuk dihet asgjë, ndërkohë që kriza është ulur këmbëkryq. Praktikisht ata thanë që jemi në një moment , kritik, ekzistencial. Pjesa më e madhe e tyre nuk do kenë më leverdi për t'u marrë me blegtori, për arsye sepse kostoja e koncentratit, e silazhit për lopët, po kështu edhe ë, kostot e tjera kanë shkuar në stratosferë, dhe për rrjedhojë, qumështi i fermave tona nuk mund të konkurojë me qumështin e importit, pasi del me një kosto të paktën 40% më të lartë. Pra, ata kërkonin rritjen e masës së subvencionit, po kështu dhe mbrojtje nga konkurrenca e pandershme nga qumështi i importit, i cili padrejtësisht hyn në Shqipëri, duke qenë i subvencionuar nga jashtë, ndërkohë që qumështi jonë është i pasubvencionuar, edhe në kuadrin e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Kjo gjë ndalohet të ndodhë.

Pra praktikisht, nëse qumështi shqiptar nuk subvencionohet dhe ai i importit subvencionohet, duhet që të balancohet konkurrenca nëpërmjet taksave të importit. Këtë kërkuan ata, sidomos për të dekurajuar dhe përdorimin e lëndëve si qumështi pluhur apo, apo vaji i palmës, në një farë mënyre që shrregullojnë dhe prishin të gjitha raportet e një konkurrence të ndershme në treg. Pra unë nuk më duk se pati aty ndonjë angazhim nga qeveria. Thjesht një dëgjesë, një premtim evaziv që nga shtatori do të rishikojmë buxhetin dhe përcjellje e fermerëve.

Së pari, në situata kritike dhe situata emergjence bëhet më shumë se në situata paqe, kur ekziston një normalitet tregu dhe çmimet janë të balancuara, nuk është ndoshta shumë e nevojshme. Prandaj kjo nuk qëndron. Për arsye se jemi në luftë dhe duhet të bëjmë më pak. Përkundrazi, po të shikoni të gjithë vendet fqinjë kanë paketa shtesë, pikërisht për të përballuar këtë çrregullim të çmimeve të inputeve bujqësore, të naftës, të plehrave kimike, të shkaktuar nga bllokimi i tregjeve pasojë e luftës. Pra po nuk i more masat në luftë, kur do të, kur i pret t'i marrësh.

Kjo nuk qëndron. Pra është një mungesë vullneti, për të nxjerrë para nga buxheti i shtetit. Unë e shikoj shumë thjesht këtë histori. U bë një takim kortezie atje, u bë sikur u dëgjuan dhe praktikisht pati vetëm një lugë bosh për fermerët dhe asgjë, asnjë angazhim konkret nuk u mor. Po qe se do ekzistonte vullneti, që të nesërmen me një vendim qeverie, ë, apo me një vendim qarkullues, merrej ë, një masë për shtimin e financimit për krerë, pra ta çonin, siç thanë, siç kërkonin fermerët me të drejtë, ë, nga 120 në 200, duke u njësuar pak a shumë me, me mesataren e rajonit dhe Bashkimit Europian. Aq më tepër që ferma jonë blegtorale nuk përfiton fondet e IPARD-it, që janë shumë konsistente. Pra, ky ishte thelbi i takimit, për të mos u zgjatur, nuk pati ndonjë gjë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?