Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në Hungari, të cilat rezultuan me fitoren e opozitës.
Berisha ka uruar Péter Magyar për fitoren, duke e cilësuar procesin si shembull të demokracisë.
Berisha vlerësoi edhe qëndrimin e Viktor Orbán për pranimin e humbjes pas 16 vitesh në pushtet, ndërsa krahasoi zgjedhjet në Hungari me situatën në Shqipëri, duke akuzuar Edi Rama për manipulim elektoral.
“Qeveria e Orban nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik”,- deklaron Berisha.
“Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së.
Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.
Dje, përmes votës së lirë, qytetarët hungarezë nxorën në opozitë kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas 16 vitesh në pushtet. Kryeministri Viktor Orbán, pasi pranoi publikisht dhe me dinjitet humbjen, uroi kundërshtarin e tij për fitoren dhe e vlerësoi ditën e djeshme si një festë të demokracisë, duke dëshmuar kështu respektin e tij të palëkundur ndaj votës së lirë të qytetarëve hungarezë dhe vlerave themelore të demokracisë e shtetit ligjor.
Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ai nuk përdori organizata kriminale dhe kartele droge për të terrorizuar qytetarët e për të kontrolluar vullnetin e tyre, ashtu siç bëri “Ramaduro” në Shqipëri. Ai nuk dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis për vota, siç veproi narkodiktatori në Shqipëri.
Qeveria e tij nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik. Së fundmi, kryeministri Orbán nuk vendosi nën kontroll 90% të mediave të vendit dhe nuk bllokoi TikTok-un si Edi Rama; përkundrazi, televizionet më të shikuara të Hungarisë mbështetën kundërshtarët e tij”,- shprehet Berisha ndër të tjera.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, do të vizitojë pesë ven...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kompa...
Kryeministri vazhdon të mashtrojë pensionistët, duke u shitur si “rritje pensionesh” atë që në të vërtet&e...
Deputeti i PD, Igli Cara, i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, ka ngritur akuza të forta lidhur me projektin e Portit t&e...
Nga Agron Gjekmarkaj Çuditë s’kanë të sosur! Kur ti je zgjuar gjithë bezdi, me zile te koka për të kapur avionin, ...
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas fitores së opozitës në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari. Përme...
Fitorja e opozitës në Hungari dhe rënia e kryeministrit Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet është pritur mirë jo vetë...
Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, dega 11, ku Shkëlzen Mustafa, me 585 vota, është rikonfirmuar n&eum...
Ndërsa Belinda Balluku ka hyrë në muajin e gjashtë të statusit të saj si e pandehur nga SPAK, Edi Rama përpiqet ta ruaj&eum...
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme akuzoi kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe ...