Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
POLITIKE

FOTO/ Klodiana Spahiu vendos censurë, për daljet në media mjekët dhe infermierët duhet të marrin miratim

P
Piranjat24 September 2026, 19:40 · 2 min lexim
FOTO/ Klodiana Spahiu vendos censurë, për daljet në media

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT) ka vendosur një procedurë të re për daljet publike të stafit mjekësor në media. Sipas një formulari zyrtar të siguruar së fundmi, mjekët, infermierët dhe punonjës të tjerë të institucionit duhet të marrin miratim paraprak përpara se të marrin pjesë në një emision televiziv, intervistë në portal apo gazetë, podcast, apo të bëjnë deklarata në rrjetet sociale.

Formulari, me titull ’Kërkesë për dalje në media’, u kërkon punonjësve të përcaktojnë paraprakisht median dhe formatin e daljes publike, temën dhe qëllimin e deklaratës, personat e tjerë që do të marrin pjesë në intervistë, si edhe materialet mbështetëse që do të përdoren, përfshirë fotografi, video apo statistika.

Sipas formularit, kërkesa duhet të kalojë në dy nivele miratimi. Fillimisht ajo duhet të shqyrtohet nga Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe më pas të marrë miratimin e Drejtorisë së QSUT-së.Procedura ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si stafi i spitalit mund të komunikojë publikisht për çështje që lidhen me punën e tij dhe problematikat në sistemin shëndetësor. Kritikët e kësaj procedure e shohin atë si një mekanizëm kontrolli mbi deklaratat publike të mjekëve dhe infermierëve, sidomos kur temat lidhen me kushtet në spitale, mungesat e medikamenteve, shërbimin ndaj pacientëve apo problematikat e tjera të sistemit shëndetësor.

Formulari parashikon që çdo dalje në media të autorizohet paraprakisht nga strukturat drejtuese të institucionit, duke e vendosur komunikimin e stafit në një proces formal miratimi.

Mbetet për t’u parë se si do të zbatohet kjo procedurë në praktikë dhe nëse ajo do të kufizohet te çështjet institucionale apo do të shtrihet në çdo deklarim publik të punonjësve të QSUT-së.

FOTO/ Klodiana Spahiu vendos censurë, për daljet në media

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.