Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodjana Lala, reagon Gazment Bardhi: Balta dhe shpifjet nuk zëvendësojnë transparencën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagimi, Bardhi është shprehur se ky ishte një sulm ordiner, duke theksuar se balta dhe shpifjet nuk zëvendësojnë transparencën.
Ai tha se Hyseni në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet.
Bardhi theksoi se rasti i Vlora Hysenit është një tjetër dëshmi e standardit që Edi Rama ka vendosur për njerëzit që ka zgjedhur në funksionet më të larta të shtetit. Sipas tij, mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, por për kryeministrin Rama.
Gazmend Bardhi: Kjo përgjigje e bën edhe më të qartë se në çfarë duarsh e kishte dorëzuar Edi Rama SHISH-in. Ajo që pamë nuk ishte përgjigjja e një ish-funksionari publik që përballet me akuza të rënda dhe jep shpjegime përpara publikut. Ishte reagimi i një ordineri, i cili mendon se balta, shpifjet dhe sulmet personale ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë dhe transparencën.
Në vend që të japë përgjigje për akuzat mbi përdorimin e strukturave shtetërore në funksion të interesave të krimit të organizuar, zgjedh të sulmojë gazetaren që ngre pyetjet. Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë një gjë: nëse informacioni me të cilin mendon se po intimidon Klodiana Lalën do të ishte i vërtetë, atëherë do të duhej të përgjigjej edhe për një çështje tjetër shumë serioze — si ka përfunduar jashtë strukturave shtetërore informacioni i përfituar për shkak të detyrës.
Prandaj, në vend që të intimidojë një gazetare, le të japë përgjigje. Në fund të fundit, ajo që u pa sot është shumë më e rëndë se një debat personal. Është një tjetër dëshmi e standardit që Edi Rama ka vendosur për njerëzit që ka zgjedhur në funksionet më të larta të shtetit. Kur pushteti përgjigjet ndaj pyetjeve me kërcënime, baltë dhe sulme personale, problemi nuk është më vetëm ai që flet. Problemi është sistemi që e ka bërë të mundur që njerëz me përgjegjësi të larta shtetërore të mendojnë se nuk mund t'i japin llogari askujt.
Qartësisht mesazhi nuk ishte për Klodjana Lalën, sepse Vlora e Gysit dhe Ronit e di shumë mirë që ska me çfarë e intimidon apo i mbyll gojën. Mesazhi ishte i qartë për kreun e organizatës - Edi Ramën - që nëse e lëshon atë dhe Gysin, informacionet do dalin sheshit dhe do ketë fatin e tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
“Historia rozë Agasi-Hyseni për të spostuar vëmendjen! Shteti ka rënë!”, Boçi për sulmin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Lala: Presion! ...

Skandali në SHISH/ Luçiano Boçi: Vlora Hyseni para drejtësisë, përgjegjësi politike e Ramës! PS e mbuluar nga skandalet

Berisha: SHISH ka përgjuar gazetarë, Vlora Hyseni mund të shantazhojë edhe prokurorë e gjyqtarë

Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

‘Peleshi shantazhohet nga Agasi me filmime’/ Blushi: Po kërcënohesh, jep dorëheqjen





