POLITIKE

Gazetari gjerman: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet nga fakti nëse Edi Rama është apo jo kryeministër

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 20:32
Gazetari gjerman: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk

Gazetari i njohur gjerman Michael Martens, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk varet nga qëndrimi në pushtet i Edi Ramës, por nga funksionimi i strukturave demokratike dhe vullneti politik për integrimin evropian.

Duke komentuar raportin mes qëndrimit të gjatë të liderëve në pushtet dhe demokracisë, Martens solli si shembull ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila qëndroi 16 vite në krye të qeverisë gjermane, por theksoi se stili i saj i qeverisjes ishte krejt i ndryshëm.

Sipas gazetarit, procesi i integrimit evropian nuk mund të varet nga një individ i vetëm, ndërsa vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova janë ndër shoqëritë më proevropiane.

'Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk varet nga fakti nëse Edi Rama është apo nuk është kryeministër. Anëtarësimi nuk varet nga një kryeministër. Kushdo që thotë se varet vetëm prej tij apo prej saj jeton në shekullin e gabuar, nuk jemi në kohën e mbretërve', u shpreh Martens.

‘Një vend i cili ka një udhëheqës të përjetshëm do të thotë se ka ca mangësi në demokraci. Por gjithnjë varet se kur themi mjaft. Unë vij nga Gjermania, ku Angela Merkel kishte 16 vite në pushtet, pra më tepër se Edi Rama dhe më tepër se Vuçiç.

Sigurisht që stili i saj i qeverisjes ishte tërësisht ndryshe, por në fund njerëzit thjesht thanë se mjafton me kaq. Unë nuk besoj se hyrja në Bashkimin Evropian apo moshyrja në Bashkimin Evropian varet nga vetëm një politikan, por varet nga vullneti politik i bashkësisë së njerëzve.

Dhe me sa di, Kosova dhe Shqipëria janë shtetet dhe shoqëritë më pro-evropiane, dhe ndonjëherë ngjajnë se janë më tepër pro-evropiane se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, shikoni çfarë po ndodh në Francë apo në vende të tjera.

Pra, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk varet nga fakti nëse Edi Rama është apo nuk është kryeministër. Dhe ecuria e anëtarësimit të Malit të Zi nuk varet nga një apo një tjetër politikan, por varet nga strukturat demokratike, dhe në qoftë se brenda këtyre strukturave demokratike ka një shumicë e cila vepron për të arritur këtë qëllim.

Dhe në Mal të Zi kemi parë ecje përpara, në Shqipëri gjithashtu, ndoshta jo me të njëjtin progres si në Mal të Zi. Pra, anëtarësimi nuk varet nga një lider. Kushdo që thotë se varet vetëm prej tij apo prej saj jeton në shekullin e gabuar, nuk jemi në kohën e mbretërve.

Rrëzimi i Vuçiçit na mëson se edhe një udhëheqës i cili kontrollon të gjitha institucionet, ose të paktën pjesën më të madhe të institucioneve në vendin e vet, që kontrollon të gjithë median ose pjesën më të madhe të mediave, dhe i cili ka lidhje me biznesmenë të fuqishëm, nuk mund të garantojë pushtetin e tij të përjetshëm.

Çka është diçka shumë pozitive në Evropë, që do të thotë se zgjedhjet mund të sjellin ndryshime. Le të mos harrojmë se Vuçiç nuk u rrëzua me revolucion. Patjetër që protestat ishin arsyeja për këto zgjedhje të parakohshme, sepse mund të priste edhe një vit, megjithatë ai vendosi që t'i shpallte zgjedhjet më herët.

Por rrëzimi i tij ndodhi nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, të cilat nuk ishin plotësisht të drejta, por të paktën ishin plotësisht të drejta për studentët, për opozitën, për të sjellë një ndryshim.’, u shpreh Michael Martens gjatë bisedës në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?