POLITIKE

Kaso: Protesta pa ndalim deri në largimin e Ramës, dhuna e policisë u jep qytetarëve më shumë arsye për t'u rikthyer

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 17:59
Kaso: Protesta pa ndalim deri në largimin e Ramës, dhuna e

Kur vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së thirrur nga opozita, gjatë një interviste për SYRI TV, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se aksioni opozitar nuk do të ndalet derisa të arrihet objektivi politik i largimit të kryeministrit Edi Rama.

Duke komentuar riformatimin e qeverisë, Kaso i quajti lëvizjet thjesht "makiazh dhe kozmetikë". Sipas tij, nuk ka asnjë ndryshim real në qeverisje, pasi Edi Rama mbetet i vetmi person që "vendos, firmos dhe vulos për gjithçka".

Kaso: Nuk ka ndryshime në qeveri, në qeveri ka vetëm një person që vendos, firmos, vulos për gjithçka, që është Edi Rama dhe përsëri ai ka ngelur.

Këto makiazhet dhe kozmetika për të thënë që Belinda nuk iku vetëm, por iku me një grup shokësh, jo vetëm që nuk kënaqen opozitën dhe aksionin e saj, por besoj që nuk i hedhin hiç syve asnjë qytetari të këtij vendi. Në një moment që zëvendëskryeministrja e cila e mban nën presion kryeministrin, jo vetëm dikton mënyrën se si do të largohet nga qeveria, por dhe dikton zarat e saj që do të jenë kokat e ardhshme të turkut për çdo lloj afere korruptive që të jeni të bindur sa kohë të jetë Edi Rama në qeveri, ka për të vazhduar në këtë vend.

Do të ketë protesta të pandalshme. Ne e thamë që kjo nuk është çështje që zgjidhet me një protestë të vetme, pavarësisht se reagimi qytetar ka për të qenë masiv dhe i vendosur, por ne kemi nisur një steam protestash, të cilat siç e thashë, nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivit tonë politik.

Synimi i kësaj proteste si dhe i protestave të tjera është në radhë të parë gjithashtu të sensibilizojë edhe të gjithë ata shqiptarë të cilët të frikësuar, të trysnuar, të kërcënuar për bukën e gojës, kanë shumë arsye për të protestuar por janë në pamundësi për ta bërë një gjë të tillë, pasi i gjithë mekanizmi represiv i pushtetit të shkon kundër tyre. 

Është bërë një traditë famëkeqe tashmë që reagimi është proporcional i Policisë së Shtetit, e cila nga një instrument që duhet të ishte në garanci dhe në ruajtje të sigurisë së qytetarëve, të rendit publik, është kthyer në një armë edhe në një mjet represioni i këtij pushteti, i cili nëpërmjet përdorimit masiv të gazit lotsjellës, të ujit, të spray-it, të plumbave të gomës e të tjera, synon që të dekurajojë jo vetëm qytetarët të dalin të protestojnë, por dhe protestuesit të cilët vijnë të shumtë me qëllim që të mos vijnë herët e tjera.

Të jenë të bindur që jo vetëm nuk e arrijnë qëllimin, por më të zemëruar i bëjnë njerëzit dhe kanë më shumë arsye për t'u rikthyer në protestën e radhës edhe deri në arritjen e qëllimit politik të opozitës së bashkuar. 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë