POLITIKE

Këlliçi i përgjigjet Ramës: Shqipëria ka ngecur në BE për shkak të Ballukut jo të opozitës

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Prill 2026, 20:07

Këlliçi i përgjigjet Ramës: Shqipëria ka ngecur

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me takimet publike të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij ka qenë e pranishme edhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon Edi Ramën se ka penguar procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e lidhur këtë, sipas tij, me mbrojtjen politike ndaj Ballukut në Kuvend.

“Me Ballukun në krahë, për të cilën pengoi integrimin e Shqipërisë, Edi Rama… fajëson si gjithmonë opozitën”, shkruan Këlliçi, duke shtuar se qëndrimet e kryeministrit janë “gënjeshtra dhe shpifje”.

Sipas Këlliçit, mbrojtja e Ballukut në Kuvend, me 82 vota, sipas tij, është një nga arsyet që Shqipëria nuk ka arritur të mbyllë kapitujt kryesorë të negociatave me Bashkimin Europian.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Me Ballukun në krahë, për të cilën pengoi integrimin e Shqipërisë, Edi Rama (miku i Ron Yeffetit dhe Charles McGonigal), fajëson si gjithmonë Opozitën!

Duke pasur në krah Belinda Ballukun, mbrojtja e të cilës në Kuvend me 82 kartona është arsyeja kryesore pse Shqipëria nuk po e mbyll dot kapitullin kryesor me BE, Edi Rama arriti sot në një nivel të paimagjinueshëm të gënjeshtrave e shpifjes, sikur Opozita po pengon integrimin.

Një ligësi që nuk bën më punë as tek ata që e duartrokasin, që thirren aty me urdhër partie.

Edhe më militanti, edhe patronazhisti më i verbër, e di mirë se Edi Rama zgjodhi Belinda Ballukun, përpara integrimit.

Ishte Brukseli në Tiranë që foli me gojën e McAllister, e tha qartë: ‘Imuniteti i Ballukut, është test kritik për Shqipërinë’! Edi Rama vendosi ta mbrojë Ballukun, të pengojë drejtësinë për aferat e tij, për abuzimet e tij prej miliarda eurosh dhe për këtë akt, sot procesi ka ngrirë, teksa Mali i Zi po ecën çdo ditë e më shumë.

Për ta bërë mashtrimin më të madh, shoku i Ronit u thotë militantëve të tij sikur paska folur dhe e di se çfarë ka ndodhur dhe me vendet e tjera të rajonit.

E vërteta është se vendet e rajonit që janë integruar, apo që po ecin përpara në këtë proces, i kanë plotësuar kriteret që ka kërkuar Brukseli. I vetmi që refuzoi kërkesën e tyre, që zgjodhi Belindën para ligjit, para drejtësisë, para Shqipërisë, është Edi Rama.

Dhe ai është përgjegjësi i vetëm pse procesi për ne ka ngecur.

Dhe nuk ka fare turp të mburret me zgjedhjen që ka bërë, pasi del me të pandehurën për 1.1 miliardë euro abuzim, në krah. Duke i dhënë edhe më shumë pushtet, imunitet e paprekshmëri.

Kjo është arsyeja pse për Shqipërinë ka pyetje të tjera, ka çështje të tjera, ka skepticizëm dhe shtyrje të integrimit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?