Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
POLITIKE

Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël, Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

P
Piranjat25 September 2026, 12:58 · 5 min lexim
Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale pas vendimit të Begajt për të thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

‘Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional, por për përgjigje. Bajram Begaj të jap llogari njëlloj si Edi Rama’, shkruan Bardhi në postimin e tij.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

NUK KA NEVOJË PËR SPEKTAKËL INSTITUCIONAL. SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR PËRGJIGJE.

Pas zhvillimeve të rënda në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe situatës së krijuar pas vendosjes së drejtores së këtij institucioni nën masën e arrestit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për një mbledhje formale dhe as për një shfaqje institucionale. Ata nuk kanë nevojë që të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Gysit. Qytetarët kanë nevojë për përgjigje konkrete.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishme që i drejtohet Bajram Begajt është e thjeshtë:

MBI ÇFARË VERIFIKIMESH U MBËSHTET VENDIMI PËR DEKRETIMIN E VLORA HYSENIT NË KRYE TË SHISH?

Bajram Begaj duhet t’u shpjegojë shqiptarëve, në mënyrë të plotë dhe transparente, se çfarë informacioni, verifikimesh dhe procedurash janë ndjekur përpara emërimit të saj në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Opozita kishte ngritur publikisht pikëpyetje dhe shqetësime lidhur me këtë emërim. Sot, pas zhvillimeve të fundit, këto pikëpyetje kërkojnë përgjigje të menjëhershme institucionale.

ÇFARË VERIFIKOI PRESIDENTI DHE ÇFARË NUK VERIFIKOI INSTITUCIONI I PRESIDENTIT PËRPARA DEKRETIMIT?

Kjo është një pyetje që nuk mund të anashkalohet. Po aq serioze janë pyetjet që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar, burimeve njerëzore dhe informacionit sensitiv që administron SHISH. Nëse ekziston apo ka ekzistuar një rrezik që informacionet e këtij institucioni, identitetet e burimeve apo të informatorëve të jenë ekspozuar ndaj strukturave kriminale ose shërbimeve të vendeve jo mike, atëherë kemi përpara një çështje me pasoja potencialisht shumë të rënda për sigurinë kombëtare.

Por përgjegjësia e Presidentit nuk fillon sot.

Gjatë këtyre dy viteve janë ngritur publikisht pretendime dhe shqetësime serioze për mënyrën se si ka funksionuar SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara ndërmjet individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar. Bajram Begaj duhet të sqarojë nëse këto shqetësime janë verifikuar ndonjëherë nga institucionet përgjegjëse dhe, nëse po, cilat kanë qenë përfundimet e këtyre verifikimeve.

Nuk i kërkojmë Presidentit të ndërhyjë në hetimet e SPAK-ut apo në vendimmarrjen e gjykatave. I kërkojmë të japë llogari për përgjegjësitë e veta institucionale.

EDHE ÇËSHTJA E BLLOKIMIT TË BETIMIT TË ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE PËR LLOGARI TË ERGYS AGASIT KËRKON TRANSPARENCË.

Bajram Begaj duhet të shpjegojë publikisht arsyet dhe bazën institucionale të vonesës së betimit për më shumë se 47 ditë të z. Asim Vokshi dhe të sqarojë nëse kjo vonesë ka qenë pjesë e një procedure normale institucionale apo nëse ka pasur rrethana të tjera që duhet t’u bëhen të ditura qytetarëve. Pretendimet për ndërhyrje të grupeve kriminale apo ndikim të paligjshëm në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese janë tepër serioze për t’u lënë në nivelin e deklaratave politike. Ato kërkojnë transparencë dhe verifikim nga organet kompetente.

Prandaj, Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk mund të përdoret si zëvendësim për llogaridhënien. Presidenti, njëlloj si Kryeministri, duhet të përgjigjet për vendimmarrjen e tij.

Duhet të shpjegojë çfarë verifikoi, çfarë dinte, çfarë nuk dinte dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një President që shfaqet vetëm pasi kriza ka shpërthyer. Shqiptarët kanë nevojë për një President që merr përgjegjësi, jep llogari dhe garanton se institucionet e sigurisë së Republikës nuk përdoren për interesa politike apo kriminale. Prandaj, përpara çdo mbledhjeje formale të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Bajram Begaj duhet t’u japë shqiptarëve transparencën që meritojnë.

Jo propagandë. Jo formalitet. Jo heshtje. Përgjegjësi dhe transparencë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.