Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik
POLITIKE

Kryeministri Rama njofton ngritjen e Ministrisë së Administratës Publike, zbulon edhe emrin e drejtueses

P
Piranjat 9 October 2026, 15:33 · 2 min lexim
Kryeministri Rama njofton ngritjen e Ministrisë së Administratës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama argumentoi se ngritja e këtij institucioni vjen si përgjigje ndaj rëndësisë që ka marrë administrata publike në punën e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se përmes ministrisë së re synohet zgjerimi i përgjegjësive dhe i objektivave për modernizimin e administratës, duke iu referuar modeleve që zbatohen në vende të tjera europiane.

“Është nevoja që, përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe, patjetër, edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri.

Rama la të kuptohet gjithashtu se drejtimi i institucionit të ri do t’i besohet ministres së Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, duke e konsideruar atë si zgjedhjen e duhur për të vijuar këtë proces.

“Në këndvështrimin tim nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë vetëm ministria e shtetit për Administratën Publike”, tha Rama, duke falënderuar përfaqësuesit e administratës për përkushtimin e tyre.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.